2163Dizenjues të produkteve dhe veshjeve

Grup njësi · 17 profesione

Përshkrimi

Dizenjuesi ose dekoratori planifikon dhe dizenjon mjedise ose produkte artistike, komerciale, industriale, publike, krijon mjedise të brendshme apo objekte që i shërbejnë qëllimit të klientit dhe kënaq kërkesat e tij. Dizenjuesi merr në konsideratë krijimin e një ambienti të favorshëm dhe funksional, si dhe mban parasysh shitjen dhe promocionin e produktit që dizajnon. Koordinon dhe merr pjesë në punën për ndërtimin apo zbatimin e projektit të dizajnuar prej tij.

Detyrat kryesore

  • Përcaktojnë objektivat dhe kufizimet e dizenjimit;
  • Konsultohen ngushtë me klientin, drejtuesin apo aksionerët që bëjnë porosinë;
  • Bëjnë kërkime e studime, analizojnë gjithë kërkesat e hapësirës, funksionalitetit, eficiencës, sigurisë, por dhe anës estetike të projektit;
  • Formulojnë konceptet e dizajnit për dekorimin e mjediseve te brendshme, vitrinave, reklamave, ekspozitave, mobilieve etj.;
  • Përgatitin skica, diagrama, ilustrime dhe plane për të komunikuar konceptet e dizajnit me klientin;
  • Negociojnë zgjidhje për dizenjimin me klientët, manaxherët, furnitorët, personelin e ndërtimit apo rikonstruksionit;
  • Përzgjedhin, specifikojnë dhe rekomandojnë materialet funksionale, estetike, mobiliet, produktet që do përdoren për të realizuar dizenjimin e tij.;
  • Detajojnë dhe dokumentojnë dizajnin e përzgjedhur për ndërtim, apo zbatim;
  • Koordinojnë ndërtimin dhe dekorimin e mjediseve të brendshme;
  • Dizajnojnë dhe sugjerojnë ngjyrat për imazhet, mjediset, produktet, skenat etj.;
  • Dizajnojnë dhe dekorojnë dritaret-reklama apo objektet e tjera ku shfaqen dhe promovohen produktet apo shërbimet;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë dhe rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Menaxhojnë personelin e tyre mbështetës;
  • Rritin aftësitë e tyre profesionale.

Kërkesat

  • Arsim i lartë Arkitekture, Inxhinieri, Dizajn;
  • Licenca për ushtrim profesioni sipas kuadrit ligjor në fuqi për këtë qëllim;
  • Aftësi për te vepruar;
  • Aftësi analitike dhe komunikuese.

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën si teknik arti, apo kurator ose si ndihmës dizenjues. Me përfundimin e arsimit të lartë dhe kurseve profesionale, ai mund të punësohet si dizenjues në varësi të sektorit që ai zgjedh, si dizenjues i mjediseve të brendshme, reklamave, ekspozitave, veshjeve etj. Dizenjuesi mund të jetë i punësuar në organizata private apo dhe publike por mund ta ushtrojë këtë profesion dhe si i pavarur, për të cilën nuk ka nevojë për ndonjë licencë të veçantë. Ai mund të punësohet në agjenci reklamash, në firma ndërtimi, në ekspozita e galeri etj.

Profesionet në këtë grup

  • Dekorator i pajisjeve të brendshme
  • Dekorator reklame
  • Dekorator reklame/vitrinë
  • Disenjator arturinash
  • Disenjator dekorator
  • Disenjator ekspozite
  • Disenjator emblemash
  • Disenjator mobiliesh
  • Disenjator reklame
  • Disenjator reklame/vitrinash
  • Disenjator tipograf
  • Dizenjues kostumesh/kostumograf
  • Stilist
  • Projektues industrial
  • Projektues/dezinjues bizhuterish
  • Dizenjues veshjesh
  • Dizenjues për produkte galanterie

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye