2165Specialistë të gjeodezisë dhe hartografisë

Grup njësi · 19 profesione

Përshkrimi

Gjeodeti dhe hartografi mat, përcakton dhe konsulton pozicionin e saktë të objekteve. Përgatit dhe rishikon hartat dixhitale, grafike, apo prezantime të tjera virtuale të objekteve natyrale dhe ato të ndërtuara. Përcakton kufijtë faktikë të pasurive të paluajtshme, kufijtë tokësore, detarë, të zonave te nëntokës dhe trupave të tjerë qiellore, duke aplikuar parimet shkencore dhe matematikore. Gjeodeti dhe hartografi mund të punojnë në institucione shtetërore dhe organizma private ose mund ta ushtrojnë si të vetëpunësuar këtë profesion pasi të jenë pajisur me licencën përkatëse sipas ligjeve në fuqi.

Detyrat kryesore

  • Vëzhgojnë, matin, përshkruajnë sipërfaqen e tokës, nëntokës, shtretërit e lumenjve, deteve, liqeneve, kufijtë tokësorë e kadastralë;
  • Shënojnë pozicionin e saktë të objekteve të ndryshme dhe regjistrojnë të dhënat e vëzhgimit në formë dixhitale;
  • Bëjnë harta dhe grafikë që përdoren në përcaktimin e kanaleve apo ujërave lundrues dhe për planifikimin e ndërtimit të strukturave të marinës;
  • Planifikojnë dhe kryejnë vëzhgime ajrore fotografike;
  • Dizajnojnë, përpilojnë dhe rishikojnë hartat dhe grafikët duke përdorur fotografime ajrore dhe të tjera, imazhe satelitore, dokumente dhe të dhëna të tjera vëzhgimi, harta dhe regjistrime ekzistuese, raporte dhe statistika zyrtare;
  • Ndërmarrin studime dhe zhvillojnë sisteme matëse fotogrametrike dhe të vëzhgimit, sisteme kadastrale dhe sisteme të informacionit të tokës;
  • Studiojnë dhe këshillojnë për aspektet ekonomike, teknike dhe estetike të prodhimit të hartave;
  • Përcaktojnë, matin dhe konsultojnë kufijtë faktikë të pasurive të paluajtshme;
  • Marrin pjesë në takimet profesionale të shoqatës së gjeodetëve apo hartografisë;
  • Studiojnë dhe përmirësojnë aftësitë e veta profesionale;
  • Konsultohen me ekspertë të tjerë të pasurive të paluajtshme, arkitektë, inxhinierë, ndërtues;
  • Marrin informacion të vazhdueshëm për ndryshimin e kuadrit ligjor në fushën ku operojnë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Preferohet Arsim i lartë ose kualifikime profesionale në Gjeodezi, Topografi, Hartografi, Gjeometri, etj.;
  • Licence të marrë nga Ministria e zhvillimit Urban (MZHU) (VKM Nr. 759, datë 12.11.2014);
  • Njohuri të programeve kompjuterike Paketa Office, Auto Cad, Auto Cad Map etj.;
  • Të ketë aftësi për të vepruar.

Informacion shtesë

Profesioni i Gjeodetit dhe Hartografit është shumë specifik. Një individ mund të hyjë në këtë profesion si ndihmës specialist i thjeshte në fotometri, si gjeometër, hartograf, topograf dhe me pas me kurse profesionale dhe kualifikim mund te marrë titullin Gjeodet dhe Hartograf. Falë njohurive të marra në Fakultetin e Gjeologjisë, Gjeodeti dhe Hartografi mund të punësohen si gjeolog në minierë, në industrinë e naftës në marinën detare etj.

Profesionet në këtë grup

  • Specialist të fotometrisë
  • Gjeometër
  • Gjeometër gjeodezie
  • Gjeometër hidrografi
  • Gjeometër kadastre
  • Gjeometër minierash
  • Gjeometër specialist për topografi ajrore
  • Gjeometër topograf
  • Hartograf
  • Hartograf marine
  • Oficer topograf
  • Topograf
  • Topograf hidroteknik
  • Topograf për zonat urbane
  • Topograf ajror,
  • Topograf kadastrale
  • Topograf miniere
  • Fotogrametrist/hartues hartash nisur nga fotografi
  • Specialist të sistemeve të Gjeo-Informatikës

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye