012Oficer me gradë madhore të Forcave të Armatosura,

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Drejtuesit e nivelit të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura.

Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III.

Detyrat kryesore

  • Hartojnë dhe paraqesin për miratim doktrinën e forcës apo të strukturës që drejtojnë;
  • Hartojnë dhe paraqesin për miratim planet afatgjata, afatmesme dhe programet vjetore për forcën që drejtojnë;
  • Hartojnë dhe paraqesin për miratim planet dhe programet vjetore e afatmesme të zhvillimit e të modernizimit për forcën që drejtojnë;
  • Ndjekin projektet për strukturën e forcës që drejtojnë;
  • Manaxhojnë burimet njerëzore të strukturës që drejtojnë;
  • Paraqesin kërkesat buxhetore dhe ndjekin zbatimin e buxhetit, sipas akteve ligjore e nënligjore të manaxhimit të sistemit buxhetor;
  • Sigurojnë që sistemi i vlerësimit të ushtarakëve aktivë në forcën apo strukturën mbështetëse që drejtojnë të zbatohet në përputhje me politikat, udhëzimet e procedurat standarde, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye