0Forcat e Armatosura

Grup i madh · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Pozicionet e Forcave të Armatosura përfshijnë të gjitha punët që bëhen nga anëtarët e FA. Anëtar i FA-së është ai personel që është shërben dhe përmbush detyrimet e paracaktuara tek Forcat e Armatosura, çka përfshihen edhe shërbimet ndihmëse, pavarësisht nga dëshira e personit; atyre u ndalohet dy punësimi dhe janë nën varësinë e ligjit të shërbimit ushtarak. Përfshihen anëtarët e Forcave Tokësore, Detare, Ajrore dhe shërbime të tjera ushtarake mbështetëse.

Detyrat kryesore

  • Hartojnë planet e zhvillimit dhe modernizimit për FA;
  • Miratojnë doktrinën e përbashkët ushtarake të FA, si dhe doktrinat e Forcave Detare, Ajrore dhe Strukturave mbështetëse;
  • Hartojnë planet e veprimeve të njësive ushtarake të FA në kohë paqeje;
  • Zhvillojnë projektet për strukturën e forcës që drejtojnë;
  • Hartojnë dhe azhurnojnë programet e përgatitjes dhe ato të kualifikimit të personelit, brenda dhe jashtë vendit;
  • Mbledhin të dhëna për plotësimin me personel të strukturës që drejtojnë.

Informacion shtesë

Forcat e Armatosura përfshijnë Forcat Tokësore, Detare dhe Ajrore. Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë funksionojnë në bazë të ligjit Nr.64/2014, datë 26.06.2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit të komandimit të FA të Republikës së Shqipërisë”.

Janë të përjashtuar nga ky grup:

Profesionet që ushtrohen nga persona të punësuar si civilë në institucione shtetërore që merren me çështjet e mbrojtjes.

Për ecurinë dhe karrierën në profesion zbatohet ligji Nr.59/2014, datë 12.06.2014 “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Shënime

Shumë pozicione të mbajtura nga anëtarët e FA janë të ngjashme në terma të natyrës së punës, me pozicione civile si mjek, inxhinier, arkitekt, specialist IT, financier etj.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye