0123Oficer Shtabi , Specialist i FA dhe i njehsuar me të

Grup njësi · 5 profesione

Përshkrimi

Oficer Shtabi, Specialist i FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III (ose ekuivalent me të).

Detyrat kryesore

  • Përgatitin terrenin për mbështetjen e FA me shërbime të ndryshme;
  • Mbledhin informacione dhe sugjerojnë çështje që mund të mbulohen nga programet profesionale të arsimimit ushtarak;
  • Mbledhin informacione nga burime të ndryshme për të ndihmuar në hartimin e doktrinës së përbashkët dhe stërvitjes dhe përgatitjes së FA;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Oficer Shtabi i mbështetjes shëndetësore
  • Oficer Shtabi për menaxhimin e forcave
  • Oficer Shtabi planëzues
  • Specialist për përgatitjen fizike
  • Specialist për infrastrukturën/mjedisin

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye