01Oficer i Forcave të Armatosura
Nëngrup i madh · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Oficerë me gradë të madhore, gradë të lartë dhe gradë të ulët të FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative tek Forcat e Armatosura dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë forcave të armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e forcave të armatosura që kanë gradën e Gjeneral Lejtnant, Admiral, Gjeneral Major, Nënadmiral, Gjeneral Brigade, Kundëradmiral, Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III, Kapiten, Kapiten Lejtnant, Toger, Lejtnant, Nëntoger, Nënlejtnant. Për shumë nga këto pozicione në këtë nëngrup të madh, performanca e mirë kërkon aftësi të nivelit të katërt ose më lart në Listën Kombëtare të Profesioneve.
Detyrat kryesore
- Propozojnë planet e zhvillimit dhe modernizimit për FA;
- Miratojnë Doktrinën e Përbashkët Ushtarake të FA, si dhe specifikisht doktrinat e Forcave Detare, Ajrore dhe strukturave mbështetëse;
- Miratojnë planet e veprimeve të njësive ushtarake të FA në kohë paqeje;
- Ndjekin projektet për strukturën e forcës që drejtojnë;
- Hartojnë dhe azhurnojnë programet e përgatitjes dhe ato të kualifikimit të personelit; brenda dhe jashtë vendit;
- Mbledhin të dhëna për plotësimin me personel të strukturës që drejtojnë etj.

