0122Përgjegjës Sektori, Shef Dege në Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të FA
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Përgjegjës Sektori, Shef Sektori, Shef Dege pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III.
Detyrat kryesore
- Përgatitin materialet për hartimin e doktrinës së forcës apo të strukturës që drejtojnë;
- Përgatitin dhe përzgjedhin materialet për hartimin e planeve afatgjata dhe programeve vjetore për forcën që drejtojnë;
- Përgatitin materialet për hartimin e planeve dhe programeve vjetore e afatmesme të zhvillimit e të modernizimit për forcën që drejtojnë;
- Sigurojnë ndjekjen me përpikmëri të projekteve për strukturën e forcës që drejtojnë;
- Përgatitin të dhënat për shpenzimet e buxhetit të shkuar dhe kërkesat për buxhetin e ardhshëm sipas akteve ligjore e nënligjore të manaxhimit të sistemit buxhetor;
- Mbledhin të dhëna për vlerësimin të ushtarakëve aktivë në forcën apo strukturën mbështetëse që drejtojnë të zbatohet në përputhje me politikat, udhëzimet e procedurat standarde, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes;
- Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.
Kërkesat
- Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
- Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
- Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
- Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.
Profesionet në këtë grup
- Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Personelit në Shtabin e Përgjithshëm të FA
- Shef Sektori në Drejtorisë e Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit, Ministrinë e Mbrojtjes
- Shef Dege pranë Komandave të Forcave (Tokësore, Detare Ajrore)
- Përgjegjës Sektori pranë Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA

