0121Drejtues Drejtorie në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të FA
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Drejtuesit e nivelit të lartë të Shtabit të Përgjithshëm të FA dhe Ministrisë së Mbrojtjes sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që përformohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III.
Detyrat kryesore
- Hartojnë dhe paraqesin për miratim doktrinën e forcës apo të strukturës që drejtojnë;
- Hartojnë dhe paraqesin për miratim planet afatgjata dhe programet vjetore për forcën që drejtojnë;
- Hartojnë dhe paraqesin për miratim planet dhe programet vjetore e afatmesme të zhvillimit e të modernizimit për forcën që drejtojnë;
- Ndjekin projektet për strukturën e forcës që drejtojnë;
- Hartojnë dhe përditësojnë programet e përgatitjes dhe ato të kualifikimit të personelit, brenda dhe jashtë vendit;
- Mbledhin të dhëna për plotësimin me personel të strukturës që drejtojnë;
- Miratojnë planin për arsimim e kualifikim të personelit për forcën që drejtojnë;
- Miratojnë manualet e luftimit dhe të teknikës për forcën që drejtojnë;
- Paraqesin kërkesat buxhetore dhe ndjekin zbatimin e buxhetit, sipas akteve ligjore e nënligjore të manaxhimit të sistemit buxhetor;
- Sigurojnë që sistemi i vlerësimit të ushtarakëve aktivë në forcën apo strukturën mbështetëse që drejtojnë të zbatohet në përputhje me politikat, udhëzimet e procedurat standarde, të miratuara nga Ministri i Mbrojtjes;
- Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.
Kërkesat
- Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
- Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
- Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
- Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
- Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
- Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.
Profesionet në këtë grup
- Drejtues i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Personelit në Ministrinë e Mbrojtjes
- Drejtues i Drejtorisë së Operacioneve dhe Stërvitjes pranë Shtabit të Përgjithshëm të FA

