0124Drejtues Institucioni, Komandant Batalioni dhe të njehsuara me të

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Drejtues Institucioni, Komandant Batalioni sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative në FA dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë Forcave të Armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e FA që kanë gradën Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III (ose ekuivalent me të).

Detyrat kryesore

  • Menaxhojnë informacionin e mbledhur dhe të arkivuar të FA;
  • Propozojnë dhe aplikojnë mënyra për sistemuar dhe ruajtur informacionin në arkivin qendror të FA;
  • Propozojnë tema dhe çështje që mund të mbulohen nga Qendra e Gjuhëve të Huaja për ushtarakët që do të jenë pjesë e trajnimit;
  • Drejtojnë programe specifike të gjuhëve të huaja që konsiderohen të rëndësishme për FA;
  • Realizojnë detyra të tjera sipas pozicionit që mbulojnë.

Kërkesat

  • Të jetë vetëm shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të përmbushë kërkesat ligjore për nivelin arsimor;
  • Të ketë përputhshmëri gradë-funksion-specialitet për vendin përkatës të punës;
  • Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
  • Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një krimi;
  • Të jetë i pajisur me certifikatë sigurie;
  • Të mos ketë filluar procedim penal ndaj tij;
  • Të mos ketë konflikt interesi me detyrën ose funksionin që do të kryejë;
  • Të ketë nivelin e kërkuar të Anglishtes për pozicionin e punës.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues i Arkivit Qendror të FA
  • Drejtor i Qendrës së Gjuhëve të Huaja
  • Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye