961Punëtorë pastrimi

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët e pastrimit bëjnë fshirjen e rrugëve apo ambienteve të tjera publike, grumbullimin e mbeturinave, ngarkim-shkarkimin dhe hedhjen e tyre në vende të paracaktuara. Ata kryejnë klasifikimin dhe ndarjen e mbeturinave sipas përbërjes së tyre, të tilla si letër, qelq, plastike ose alumini, për riciklimin, duke bërë dhe dezinfektime me lëndët përkatëse, të duhura. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh pastrimi apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Bëjnë fshirjen e rrugëve apo ambienteve të tjera publike;
  • Kryejnë grumbullimin, mbledhjen e mbeturinave në parqe, rrugë dhe vende të tjera publike;
  • Kryejnë ngarkimin dhe shkarkimin e mbeturinave në parqe, rrugë dhe vende të tjera publike;
  • Kryejnë heqjen e mbeturinave në parqe, rrugë dhe vende të tjera publike;
  • Klasifikojnë dhe ndajnë mbeturina të tilla si letër, qelq, plastike, hekur ose alumini për riciklimin;
  • Kryejnë dezinfektime të vendgrumbullimeve apo vendqëndrimeve të mbeturinave me lëndët e duhura të dezinfektimit;
  • Kryejnë përpunimin e mbeturinave sipas procedurave të paracaktuara;
  • Përdorin mjetet dhe pajisjet e duhura, sipas proceseve të ndryshme të punës;
  • Kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve dhe pajisjeve të punës;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye