9611Mbledhës plehrash dhe mbetjesh të riciklueshme

Grup njësi · 3 profesione

Përshkrimi

Mbledhësi plehrave dhe ndarësi i mbeturinave sipas llojit mbledh, zhvendos dhe ndan mbetje urbane dhe sende të tjera për riciklim, në ndërtesa, oborre, rrugë dhe vende e objekte të tjera. Ai, gjithashtu zgjedh, ndan dhe mbledh sende për riciklim të hedhura në pikat e grumbullimit të mbetjeve.

Detyrat kryesore

  • Mbledhin mbetje dhe materiale të riciklueshme dhe i vendosin ato në kazanë apo në kamionët e transportimit të mbetjeve apo edhe në vendet e riciklimit;
  • Mbledhin mbetjet urbane në vendet e caktuara të grumbullimit brenda bashkive dhe i shkarkojnë në sheshin e caktuar të grumbullimit apo të ndarjes;
  • Kryejnë veprimet përkatëse të ndarjes në pikën e grumbullimit të mbetjeve dhe riciklimit;
  • Ndajnë sipas llojit kartonin, letrën, qelqin, plastikën, aluminin dhe mbetje të tjera të riciklueshme;
  • Ndajnë sipas llojit mbetje që mund të riparohen dhe përdoren të tilla si mobilie,pajisje makineri apo pjesë të tjera të ngjashme;
  • Ngrenë kosha mbetjesh dhe zbrazin përmbajtjen e tyre në kamionë dhe kontenierë të mëdha;
  • Zhvendosin e transportojnë qeska, kosha me rrota, kosha dhe kazanë riciklues etj;
  • Raportojnë eprorëve për çdo problem lidhur me grumbullimin e mbetjeve;
  • Shkarkojnë mbetjet nga kamionët transportues apo ato riciklues;
  • Mbajnë shënim sasinë e mbetjeve të mbledhura;
  • Menaxhojnë kohën e punës së tyre dhe e koordinojnë me kohën e të tjerëve;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të jetë i aftë për trajtuar me duar forma të copëtuara si qelq, plastike, metal apo dru si element themelor në këtë shërbim.
  • Të përballojë punën herët në mëngjes apo në orët pasmesnate.
  • Të reagojë me qetësi edhe në rastet e abuzimit të mos-hedhjes të mbetjeve nga ana e qytetarëve në vendin e caktuar.
  • Të përballojë punën në kushte të ndryshme të motit dhe të temperaturave.
  • Të ketë mundësi të punojë pa orar fiks dhe në fundjavë apo në ditë festash apo pushimi.

Informacion shtesë

  • Eksperienca fitohet gjatë punës.
  • Kryerja me devotshmëri e punës në njësi të licencuara për shërbime të tilla mund te bëjë të mundur kalimin në nivelin punëtor i kualifikuar.
  • Kualifikimi i mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, mund të bëjë që një mbledhës plehrash dhe ndarës i mbeturinave sipas llojit shitës të marrë funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.

Profesionet në këtë grup

  • Grumbullues mbeturinash
  • Pastrues mbetjesh
  • Grumbullues mbetjesh të riciklueshme

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye