9613Fshesarë dhe punëtorë të tjerë
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Fshesarë dhe punëtorë të tjerë pastrojnë rrugë, parqe, aeroporte, stacione dhe vende të tjera publike ose kryejnë punë të tjera pastrimi e zhbllokimi pusetash e kanalesh etj. Ata respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit dhe të grumbullimit të mbeturinave.
Detyrat kryesore
- Pastrojnë rrugë, parqe aeroporte, stacione dhe vende të tjera publike;
- Heqin me lopatë borën që bllokon rrugët;
- Shkundin tapetet duke përdorur dhe shkundësit e posaçëm;
- Pastrojnë plehrat, gjethet dhe borën nga rrugët automobilistike dhe nga mjediset e tjera;
- Respektojnë rregullat për vendgrumbullimet e plehrave që pastrojnë;
- Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Përdorin pajime mbrojtëse gjatë kryerjes së punës së tyre.
Kërkesat
- Arsim bazë
- Aftësi për të vepruar
Informacion shtesë
Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka marrë një trajnim të caktuar për punën që do kryejë. Gjithashtu ky person duhet të ketë dhe njohuri të posaçme edhe për përdorimin e mjeteve të punës.
Profesionet në këtë grup
- Fshesar në rrugë
- Fshesar në parqe
- Punëtorë të tjerë pastrimi
- Punëtor krematoriumi

