9612Ndarës i mbeturinave sipas llojit

Grup njësi · 6 profesione

Përshkrimi

Ndarësit e mbeturinave sipas llojit, mbledhin dhe heqin plehrat nga ndërtesat, kopshtet, rrugët dhe vende te tjera, si dhe ndajnë prej tyre pjesët e panevojshme nga ato të riciklueshme, duke i transportuar ato në vendet e grumbullimit.

Detyrat kryesore

Mbledhin plehrat dhe materialet e riciklueshme dhe i hedhin ato në kosha dhe vende grumbullimi si dhe në kamionët e riciklimit;

  • Ngasin makinat e plehrave ose kamionët me mbeturinat e riciklueshme;
  • Ngrenë me mekanizëm koshat e plehrave dhe i zbrazin përmbajtjen e tyre të kamionët apo kontejnerët e mëdhenj;
  • Shkarkojnë plehrat dhe kamionët me mbeturina të riciklueshme në vendet e grumbullimit;
  • Zbatojnë rregullat e ruajtjes së mjedisit dhe kujdesit në punë.

Kërkesat

  • Arsim bazë
  • Aftësi për të vepruar

Informacion shtesë

Një individ mund ta nisë punën në këtë profesion pasi ka mbushur moshën për të punuar dhe pasi ka marrë një trajnim të caktuar për punën që do kryejë. Gjithashtu nëse do jetë dhe transportues i plehrave duhet patjetër të pajiset dhe me leje drejtimi mjeti apo kamioni.

Profesionet në këtë grup

  • Ndarës i mbeturinave sipas llojit
  • Grumbullues skrapi (mbetjesh metalike)
  • Grumbullues mbetjesh plastike
  • Ndarës ambalazhi letre për riciklim
  • Grumbullues ambalazhi llamarine për riciklim
  • Grumbullues ambalazhi qelqi për riciklim

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye