931Punëtorë në miniera e ndërtim

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Punëtorët në miniera e ndërtim kryejnë punime të thjeshta dhe rutinë në miniera, gurore dhe punime të ndryshme ndërtimi që kërkojnë përdorim të veglave të thjeshta dhe përpjekje të konsiderueshme fizike. Ata mund të punësohen si punëtorë krahu në kompani shërbimesh në miniera, gurore, në punime të ndryshme ndërtimi apo të vetëpunësohen.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë gërmime me vegla të thjeshta dore në miniera, gurore apo punime ndërtimi;
  • Kryejnë heqje dheu me lopatë apo vegla të tjera dore në miniera, gurore apo ndërtim;
  • Bëjnë transportimin apo zhvendosjen e dheut, gurëve, tullave apo materialeve të ndryshme me vegla të thjeshta dore në miniera, gurore apo punime ndërtimi;
  • Kryejnë punime të thjeshta ngarkimi, shkarkimi me vegla të thjeshta dore në miniera, gurore apo punime ndërtimi;
  • Bëjnë shpërndarjen e zhavorrit apo rërës në vendet paracaktuara;
  • Kryejnë punime të thjeshta në rrënimin, prishjen, shembjen e plotë apo të pjesshme në miniera, gurore apo në ndërtesa;
  • Kryejnë punime krahu për mirëmbajtjen e digave;
  • Kryejnë punime krahu për mirëmbajtje rrugësh;
  • Kryejnë punime krahu për mirëmbajtje në hekurudhë;
  • Bëjnë punime krahu në hapje varresh;
  • Bëjnë punime krahu në hapje kanalesh për qëllime të ndryshme;
  • Kryejnë punime të ngjashme në ndërtimin e rrugëve, kanaleve apo ndërtesave;
  • Kryejnë stivim të materialeve të ndryshme në miniera, gurore apo ndërtim;
  • Bëjnë pastrim të terrenit me vegla të thjeshta dore;
  • Bëjnë pastrimin e veglave të punës në minierë, gurore apo ndërtim;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye