9312Punëtorë në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve digave dhe të ngjashme
Grup njësi · 13 profesione
Përshkrimi
Punëtorët në ndërtim dhe mirëmbajtje të rrugëve digave dhe të ngjashme kryejnë punë të përditshme në sektorin e ndërtimeve të objekteve, në mirëmbajtjen e rrugëve, hekurudhave, digave, në hapjen kanaleve dhe punimeve të tjera të infrastrukturës civile urbane.
Detyrat kryesore
- Gërmojnë dhe mbushin gropa dhe kanale duke përdorur mjete pune dore;
- Heqin dhe përhapin rërë, zhavorr, çimento dhe materiale të tjera të ngjashme duke përdorur lopatën si mjet pune dore;
- Copëtojnë dhe presin gurë, shtresa betoni dhe shtresa bitumi duke përdorur çekiçë dore apo pneumatikë;
- Ngarkojnë dhe shkarkojnë materiale dhe pajisje ndërtimi si dhe materiale të gërmuara;
- Transportojnë materiale dhe pajisje nëpër vendet e ndërtimit duke përdorur karroca dore dhe pajisje transportuese që drejtohen e manovrohen me dorë;
- Pastrojnë vendin ku punohet dhe rreth e qark tij dhe zhvendosin pengesa të mundshme;
- Pastrojnë tulla të përdorura në ndërtim dhe bëjnë punë të tjera të thjeshta në vendet ku shemben e prishen ndërtesa;
- Përziejnë materiale që derdhen dhe përhapen të tilla si betoni, suvaja dhe llaçi;
- Pastrojnë dhe riparojnë sistemet e kullimit të ujit, urat, tunelet dhe strukturat e tjera;
- Përhapin dhe shtrojnë pjesë riparuese, për të riparuar pjesë të trotuareve të thyer;
- Transportojnë dhe përhapin rërë dhe zhavorr për të mbushur pjesët të dëmtuara nga erozioni dhe riparojnë anët e rrugëve;
- Kryejnë punime të peizazhit në anë të rrugëve, duke pastruar barërat e këqija, duke krasitur dhe mbledhur pemë;
- Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
- Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.
Kërkesat
- Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor.
- Të ketë aftësitë praktike për të punuar në terren të hapur.
- Të jetë e/i vetëdijshëm për problemet e sigurisë së shëndetit.
- Të dijë të përcaktojë se cilat vegla duhen përdorur për cilën proces pune.
- Të jetë e/i aftë për të kryer punë që kërkojnë forcë fizike të madhe.
- Të jetë e/i vetë-disiplinuar në proceset e punës.
- Të punojë mirë edhe në raste të mungesës së mbikëqyrjes.
- Të jetë e/i përkushtuar të ruajë higjienën e përshtatshme në vendin e punës.
Informacion shtesë
- Kualifikimi mund të kryhet me fillimin dhe në vazhdimësi të punës.
- Mund të merret instruktim për aspekte të sigurisë në punë dhe rregullat e punës.
- Kërkohet të mësoni njohuritë bazë mbi ndihmën e shpejtë.
- Kryerja me përkushtim e cilësi e punës mund të japë pozicionin e përgjegjësit të grupit.
Profesionet në këtë grup
- Pastrues terreni
- Punëtor krahu
- Punëtor krahu mirëmbajtje digash
- Punëtor krahu mirëmbajtje rrugësh
- Punëtor krahu mirëmbajtjeje
- Punëtor krahu ndërtimi
- Punëtor krahu në hekurudhe
- Punëtor krahu në ndërtim digash
- Punëtor krahu në ndërtim rrugësh
- Punëtor krahu për hapje kanalesh
- Punëtor krahu për hapje pusesh uji
- Punëtor krahu për hapje varresh (varrmihës)
- Punëtor krahu për lëvizje dheu

