912Punëtorë të pastrimit me dore të automjeteve, dritareve, në lavanderi, etj.
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Punëtorët e pastrimit me dorë të automjeteve, dritareve, në lavanderi, etj. pastrojnë me dorë dhe mjete të thjeshta automjete, xhama të dritareve apo sipërfaqe të tjera të ndërtesave, lajnë me dorë dhe hekurosin rroba. Ata kryejnë larje e kolltukëve, divaneve, tapeteve, etj. apo pastrojnë lulishte, plazhe, rrugë, terrene sportive, etj. duke përdorur solucionet pastruese dhe mjetet përkatëse. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh pastrimi, në hotele, institucione, servise të automjeteve të ndryshme apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Bëjnë fshirjen e automjeteve me fshesë me korrent;
- Përgatisin ujin me solucione kimike të duhura të larjes së automjeteve;
- Kryejnë larje të automjeteve me mjetet dhe pajisjet e duhura;
- Kryejnë tharjen dhe lustrimin e automjeteve;
- Bëjnë larje të motorit të automjetit me solucionet përkatëse;
- Përgatisim ujin me solucionet e duhura të larjes së xhamave dhe vetratave;
- Kryejnë larjen e xhamave dhe vetratave, duke përdorur mjetet dhe pajisjet e duhura;
- Kryejnë tharjen dhe lustrimin e xhamave dhe vetratave, duke përdorur mjetet, pajisjet dhe solucionet e duhura;
- Kryejnë heqjen e njollave në pastrim kimik;
- Bëjnë larjen me dorë të rrobave duke përdorur solucionet përkatëse të larjes, sipas përbërjes së tyre;
- Kryejnë hekurosje të rrobave;
- Kryejnë larje të kolltukëve, divaneve, tapeteve etj. me mjetet dhe pajisjet e duhura;
- Kryejnë pastrimin e lulishteve, të plazhit, të rrugëve, të terreneve sportive etj. ;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisi
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

