9121Punëtorë që lajnë rroba me dorë dhe hekurosin

Grup njësi · 7 profesione

Përshkrimi

Punëtori që lan rroba me dorë dhe hekuros, kryen larjen e rrobave ( të linjta apo tekstile) dhe hekurosjen e tyre duke përdorur pajisje të tilla si hekur dore, lavanteri dhe pajisje të tjera të përmasave të vogla.

Detyrat kryesore

  • Ndajnë rrobat për pastrim mbi tryezë pune ose në kosh mbi dysheme, në bazë të llojit të ngjyrës, përbërjes së materialit dhe të llojit të pastrimit që kërkohet;
  • Fusin rrobat dhe i shkarkojnë nga makina larëse;
  • Shtojnë pluhur larës dhe zbardhues, sipas nevojës;
  • Shtojnë agjentë pastrues dhe kollarisin rrobat;
  • Lajnë të linjtat, veshjet dhe rroba të tjera të ngjashëm duke përdorur mjete dore;
  • Pastrojnë me dorë dhe me solucione kimike, veshje, pëlhura, artikuj lëkure dhe artikuj të ngjashëm, me pastrim i thatë;
  • Kontrollojnë dhe heqin njollat nga rrobat dhe bëjnë riparime të vogla;
  • Palosin rrobat dhe përgatitin për t’i mbështjellë;
  • Hekurosin rrobat duke përdorur hekur dore;
  • Vendosin rrobat mbi raftet dhe i varin gati për përdorim;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë aftësi për të mbajtur duart dhe krahët me qëndrueshmëri të lartë.
  • Të ketë aftësi për të parë detajet në një distancë të afërt.
  • Të ketë njohuri të proceseve për plotësimin e kërkesave të konsumatorëve, duke përmbushur standardet e cilësisë.
  • Të dijë vlerësojë kënaqësinë e klientit.
  • Të jetë njeri e/i ndershëm dhe etik.
  • Të jetë e/i besueshëm, e/i përgjegjshëm në përmbushjen e detyrimeve.
  • Të jetë e/i sjellshëm me të tjerët në punë, duke shfaqur një qëndrim mirëdashje, bashkëpunuese.

Informacion shtesë

Individi që kërkon të punësohet, duhet të tregojë se është e/i përkushtuar në punë, e/i besueshëm dhe me mirësjellje.

Eksperienca në këtë profesion jashtë vendit duhet të reklamohet pasi vlerësohet.

Rritja e njohurive mbi proceset e larjes dhe hekurosjes, sjellja me klientët rrit vlerën e këtij profesioni dhe shton kërkesën për punësim.

Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Heqës njollash në pastrim kimik
  • Larës rrobash në lavanderi
  • Punëtor krahu hekurosës
  • Punëtor krahu pastrimi kimik
  • Punëtor larës rrobash me dorë
  • Punëtor larës në të thatë (Dry-cleaner)
  • Punëtor të shtrydhjes së rrobave

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye