9129Punëtorë të tjerë të pastrimit

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Punëtorë të tjerë të pastrimit pastron sipërfaqet publike e private, materialet, sendet dhe pajisjet të tilla si qilima, mure, pishina dhe kullat ftohëse, duke përdorur kimikate dhe pajisje të specializuara të pastrimit.

Detyrat kryesore

  • Pastrojnë qilima dhe mobilie të veshura me rrobë, duke përdorur makina pastrimi dhe pjesët e bashkangjitur këtyre pajisjeve;
  • Përzgjedhin dhe përdorin solucione pastrimi për të hequr njollat nga qilimat;
  • Trajtojnë qilimat me solucione kimike dhe deodorantë për mbrojtje nga dëmtuesit;
  • Pastrojnë mure guri, sipërfaqe dhe veshje metalike duke përdorur pastrues me ujë me presion të lartë dhe tretësa;
  • Përdorin kimikate dhe metoda bazuar në pastrimin me presion të lartë, për të hequr mikroorganizmat nga sistemet e ujit dhe të filtrimit, duke përdorur thithje me vakum me lagështi dhe pajisje të tjera thithëse për të hequr pisllëkun e akumuluar;
  • Heqin me thithje me vakum depozitime të tjera nga pishinat, nga pjesë të caktuara të kullave të ftohjes si edhe nga kanalizimet;
  • Pastrojnë rrugët, ulluqet, rrugëkalimet e lulishteve dhe zona të tjera publike siç janë parqet dhe parkingjet;
  • Pastrojnë anët e rrugëve në zonat rurale dhe heqin mbeturinat prej kanaleve;
  • Pastrojnë koshat e mbetjeve urbane dhe përdorin fshesa e lopata për pastrimin e zonave të ndotura;
  • Përdorin vegla dore pune të vogla të mekanizuara për pastrimin e trotuareve dhe pusetat e kullimit në anë të rrugëve;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor.
  • Të ketë aftësitë praktike për të punuar në terren të hapur.
  • Të jetë i vetëdijshëm për problemet e sigurisë së shëndetit.
  • Të ketë aftësi komunikimi me klientët dhe njerëz të tjerë në përgjithësi.
  • Të jetë i gatshëm të punojë në kushte reale të motit.
  • Të dijë përdorimin e makinerive që përdoren për pastrim.
  • Të ketë njohje të mirë të përdorimit të kimikateve.
  • Të punojë mirë edhe në raste të mungesës së mbikëqyrjes.
  • Të jetë i aftë të mirëkuptohet me tipa të ndryshëm njerëzish.
  • Të dijë të mirëmbajë makineritë dhe pajisjet e punës.

Informacion shtesë

Normalisht në këtë profesion hyn direkt në veprimtari pune.

Për të përdorur mjete pune pastrimi e transporti kërkohet të keni leje të qarkullimit të automjeteve.

Trajnimi dhe aftësimi merret gjatë punës me kalimin e kohës.

Eksperienca jashtë vendit në këtë profesion përbën element favorizues.

Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor për larje kolltukësh divanesh
  • Punëtor larës të tapeteve
  • Punëtor të pastrimit të lulishteve
  • Punëtor të pastrimit të plazhit
  • Punëtor të pastrimit të rrugëve
  • Punëtor të pastrimit të terreneve sportive
  • Punëtor të tjerë të pastrimit
  • Punëtor të pastrimit të pishinave

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye