9122Punëtor larës të automjeteve

Grup njësi · 2 profesione

Përshkrimi

Punëtor larës të automjeteve, lan, pastron dhe thanë automjete të ndryshme.

Detyrat kryesore

  • Pastrojnë, lajnë dhe thajnë me dorë vetura dhe automjete të tjera, si edhe duke përdorur mjete të thjeshta ndihmëse;
  • Përdorin fshesën me korrent për pjesët e brendshme të automjeteve dhe bëjnë pastrim të thatë në tapiceri;
  • Përdorin solucione pastrimi për të hequr njollat nga pjesët e jashtme dhe të brendshme të automjeteve;
  • Lajnë dhe pastrojnë pjesët harkore të gomave dhe të harqeve të timonit;
  • Lajnë e pastrojnë xhamat e dritareve të automjeteve;
  • Heqin papastërtitë në pjesët ndarëse të automjeteve;
  • Kontrollojnë pjesët dhe pajisjet për pastërtinë, dëmtimin dhe përputhjen me standardet e rregulloret;
  • Smerilojnë, gërryejnë dhe sprucojnë pjesë të automjeteve, duke përdorur, furça, lecka pastruese, dezinfektantë, insekticide, lëndë gërryese, pastrues me vakum dhe zorra prej llastiku;
  • Përdorin ngjyrues, luçidues ose materiale të tjera në automjete për të ruajtur, mbrojtur, ngjyrat në gjendje të freskët;
  • Shpëlajnë pjesë për makina dhe i vendosin për tharje në rafte; si edhe përdorin leckë, shtrydhëse ose kompresorë ajri për të tharë sipërfaqet e tyre;
  • Drejtojnë automjetet nga vendi pastrimit tek vendi i punës apo shtëpia e klientëve;
  • Lubrifikojnë automjetet dhe pajisjet e tyre dhe kryejnë riparime të vogla e rregullime, duke përdorur vegla të vogla ndihmëse;
  • Fshijnë dhe heqin me fshesë e lopatë, apo thithin me vakum mbeturinat dhe hedhurinat e vogla në kontejnerë; dhe largojnë kontejnerët nga zona e punës;
  • Mbajnë inventarët e furnizimeve përkatëse;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë njohje të parimeve dhe proceseve për sigurimin e vlerësimit të nevojave të konsumatorëve.
  • Të përmbushë standardet e cilësisë për shërbimet.
  • Të dijë të vlerësojë pritshmërinë dhe kënaqësinë e klientit.
  • Të ketë aftësi për të parë detajet në distancë e afërt (disa centimetra).
  • Të jetë e/i aftë të dallojë atë që shkon keq dhe atë që bëhet mirë.

Informacion shtesë

Njohuritë mbi rregullat dhe teknikat e pastrimit janë të rëndësishme.

Mund të gjendet punë tek shitësit e makinave të përdorura dhe në firmat e makinave me qira.

Pas një përvojë të gjatë, mund të ngrihen në karrierë në pozicionin e përgjegjësit ose si manaxher në kompani të mëdha.

Individi mund të jetë i vetë-punësuar, duke punuar për përdoruesit privatë apo tregtarë, apo për shitësit e makinave sipas rregullave të licencimit të ligjit në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Larës mjetesh transporti me dorë
  • Punëtor larës të automjeteve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye