9123Punëtorë larës të dritareve

Grup njësi · 1 profesione

Përshkrimi

Punëtor larës të dritareve lan dhe pastron dritare dhe struktura të tjera më përbërje xhami.

Detyrat kryesore

  • Lajnë dhe pastrojnë dritare apo sipërfaqeve të tjera prej qelqi me ujë apo mënyra të ndryshme në shtëpi private, shkolla, zyra, dyqane, spitale etj;
  • Përdorin shkallë për lartësi të vogla, skela të lëvizshme, vinça krahëgjatë për lartësi, vinça me kosh hidraulik dhe pajisje të tjera për të pastruar dritaret në ndërtesa shumë-katëshe;
  • Përzgjedhin modelin që do të zbatohet për larjen e pastrimin e xhamave;
  • Përzjenë pastrues kimikë dhe detergjente;
  • Vendosin pajisjet në vend të sigurt dhe transportojnë ato në fund të ditës së punës;
  • Kryejnë punë të tjera të ngjashme si këto;
  • Zbatojnë rregullat në mbrojtje të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik gjatë punës.

Kërkesat

  • Të ketë mbaruar arsimin e detyrueshëm shkollor.
  • Të ketë aftësitë praktike për të punuar në lartësi.
  • Të jetë e/i vetëdijshëm për problemet e sigurisë së shëndetit.
  • Të ketë aftësi komunikimi me klientët.
  • Të jetë e/i gatshëm të punojë jashtë në ambient të hapur në kushte reale të motit.
  • Të dijë përdorimin e makinerive për ngritje në lartësi.
  • Të ketë aftësi organizative për të planifikuar radhën e punës.
  • Të jetë e/i vetë-disiplinuar në proceset e punës.
  • Të jetë e/i aftë të përcaktojë koston e punës , të negociojë çmimet dhe të bindë klientët për besueshmëri.

Informacion shtesë

Shumë pastrues xhamash e dritaresh mund të vetëpunësohen dhe fillimi i punës nuk kërkon shumë investim fillestar.

Në këtë profesion mund të punohet vetëm ose duke punësuar edhe të tjerë.

Mund të gjendet punësim në kompani të licencuara për këtë shërbim.

Pas një eksperience të caktuar mundësitë për karrierë janë për t’u bërë përgjegjës apo manaxher i një grupi të punësuarish.

Profesionet në këtë grup

  • Punëtor larës të dritareve

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye