611Kultivues i kulturave bujqësore dhe kopshtarë për treg
Grup i vogël · 5 Nëngrupe
Përshkrimi
Kultivues i kulturave bujqësore dhe kopshtarë për treg planifikon organizon dhe kryen punët që lidhen me rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore. Ata/ato realizojnë të gjitha proceset e punës së nevojshme për një zhvillim normal të kulturave që nga procesi i mbjelljes deri në mbledhjen vjeljen e prodhimit duke njohur mirë fazat biologjinë e zhvillimit të tyre dhe përdorimin e mjeteve apo makinerive bujqësore. Këta kultivues mund të punësohen në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
Kultivues i kulturave bujqësore dhe kopshtarë për treg kryen një pjesë ose tërësinë e funksioneve të mëposhtme, sipas mënyrës së organizimit të punës:
- Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë;
- Përgatitin tokën me punim me dorë ose me makinë dhe shpërndajnë plehrat sipas nevojës;
- Bëjnë zgjedhjen e farërave dhe fidanëve për mbjellje;
- Merren me mirërritjen e kulturave duke kultivuar tokën nëpërmjet transplantimit, krasitjes apo rrallimit të bimëve dhe duke rregulluar pajisjet operacionale;
- Kontrollojnë për bimët parazite, insektet ose sëmundjet duke përdorur herbicide dhe pesticide;
- Mbledhin prodhimin duke larguar sëmundjet ose kulturat e dëmshme;
- Inspektojnë, pastrojnë, klasifikojnë, paketojnë, magazinojnë dhe ngarkojnë prodhimin për të dalë në treg;
- Magazinojnë dhe kryejnë procesimin e një sasie të prodhimtarisë;
- Promovojnë dhe marketojnë prodhimet, organizojnë shitjen, blerjen dhe transportimin e prodhimit dhe të mjeteve ndihmëse dhe merren me mirëmbajtjen dhe vlerësimin e të dhënave të transaksioneve dhe aktiviteteve të fermës;
- Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit dhe të shëndetit në punë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë profesionale në këtë fushë, ndërsa minimalisht ai i shkollës së mesme profesionale.
- Të ketë kryer kurse profesionale për këtë profesion.
- Të këtë njohuri për përdorimin e pajisjeve të fermë.
- Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, pesticideve dhe tregjeve, e mundësisht të ketë certifikata në këto specializime.
Informacion shtesë
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushë të kultivimit të varieteteve të ndryshme për nevoja familjare, duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.

