6111Manaxherë dhe mbikëqyrës të prodhimeve bujqësore

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Manaxheri dhe mbikëqyrësi i prodhimeve bujqësore, planifikon organizon dhe kryen punët që lidhen me rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore si drithëra, oriz, panxhar, duhan ose patate, lakra apo perime të tjera për shitje apo për shpërndarje në mënyrë të rregullt tek tregtarët me shumicë apo drejtpërdrejtë në treg.

Detyrat kryesore

  • Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë;
  • Përgatitin tokën me punim me dorë ose me makinë dhe shpërndajnë plehrat sipas nevojës;
  • Bëjnë zgjedhjen e farërave dhe fidanëve për mbjellje;
  • Merren me mirërritjen e kulturave duke kultivuar tokën nëpërmjet transplantimit, krasitjes apo rrallimit të bimëve, si dhe duke rregulluar pajisjet operacionale;
  • Kontrollojnë për bimët parazite, insektet ose sëmundjet dhe i luftojnë duke përdorur herbicide dhe pesticide;
  • Mbledhin prodhimin duke larguar produktet e dëmtuara ose të sëmura ose kulturat e dëmshme; Inspektojnë, pastrojnë, klasifikojnë, paketojnë, magazinojnë dhe ngarkojnë prodhimin për të dalë në treg;
  • Mbikëqyrin kafshët e punës dhe mirëmbajnë godinat e fermës, makineritë, pajisjet dhe sistemet e ujitjes;
  • Magazinojnë dhe kryejnë procesimin e një sasie të prodhimtarisë;
  • Promovojnë dhe marketojnë prodhimet, organizojnë shitjen, blerjen dhe transportimin e prodhimit dhe të mjeteve ndihmëse dhe merren me mirëmbajtjen dhe vlerësimin e të dhënave të transaksioneve dhe aktiviteteve të fermës;
  • Trajnojnë dhe Mbikëqyrin punonjësit në prodhimin e kulturave bujqësore, në realizimin e detyrave, për realizimin e parakushteve të sigurisë dhe të shëndetit dhe marrjen në punë ose shkarkimin e punonjësve ose kontraktorëve.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle të lartë profesionale në këtë fushë.
  • Të ketë kryer kurse profesionale për këtë profesion.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.
  • Të këtë njohuri në përdorimin e mekanikës dhe pajisjeve të fermës.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në punë si ndihmës punëtor. Me fitimin e përvojës dhe me kualifikim shtesë ai mund të kalojë në nivelin e punonjësit të kualifikuar. Më pas, me kualifikime të tjera, kultivuesi i varieteteve të ndryshme për nevoja familjare mund të ndërmarrë dhe funksione mbikëqyrëse duke ngjitur shkallët e karrierës deri në nivel tekniku. Ndjekja e shkollës së lartë në këtë drejtim, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivel agronomi apo inxhinier sipas specialitetit.
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në fushën e kultivimit të varieteteve të ndryshme për nevoja familjare, duhet licencë për ushtrim aktiviteti si person fizik ose juridik, sipas rastit.
  • Të ketë njohuri të teknikës bujqësore, të llojit të punimeve, pesticideve dhe tregjeve dhe të ketë certifikatë në këto fusha.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues për kultivimin e kopshtarisë dhe fidanëve
  • Drejtues për kultivimin e pemëve dhe shkurreve
  • Drejtues për kultivimin e perimeve dhe bimëve të arave
  • Drejtues për kultivimin e varieteteve të përziera

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye