5151Mbikëqyrës të shërbimit të pastrimit
Grup njësi · 8 profesione
Përshkrimi
Mbikëqyrës të shërbimit të pastrimitmbikëqyrin pastrimin dhe pastrojnë ambientet e brendshme të avionëve, fabrikave, hoteleve, restoranteve dhe zyrave.
Detyrat kryesore
- Monitorojnë pastrimin në avionë dhe këshillojnë punëtorët e pastrimit në raste nevoje;
- Mbikëqyrin pastrimin në ambiente zyrash përpara dhe gjatë aktivitetit të punës;
- Kontrollojnë dhe verifikojnë pastrimin e realizuar nga e punonjësve të pastrimit në restorantet ku janë përgjegjës;
- Mbikëqyrin dhe japin detaje mbi pastrimin e ambienteve të fabrikës ku janë të punësuar;
- Kontrollojnë dhe regjistrojnë detaje mbi pastrimin e dhomave dhe ambienteve të tjera në hotele;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor.
- Të ketë aftësi të mira komunikuese me njerëzit.
- Të jetë e/i orientuar drejt shërbimeve ndaj klientit.
- Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
- Të dijë të vlerësojë kënaqësinë e klientit për punën e kryer.
Informacion shtesë
- Puna në këtë profesion kërkon vëmendje të veçantë sepse ka të bëjë me pastërtinë si pjesë e kulturës së një vendi.
- Përkushtimi në punë krijon mundësi për qëndrueshmëri më të lartë.
- Vazhdimi i mëtejshëm i kualifikimeve dhe trajnimeve mundëson hapjen e licencës për biznes privat sipas ligjeve në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Mbikëqyrës pastrimi në avion
- Mbikëqyrës pastrimi në fabrikë
- Mbikëqyrës pastrimi në hotel
- Mbikëqyrës pastrimi në mjetet e transportit
- Mbikëqyrës pastrimi në restorant
- Mbikëqyrës pastrimi në shërbimet në shtëpi
- Mbikëqyrës pastrimi zyrash
- Mbikëqyrës pastrimi të shërbimeve publike

