5154Punonjës shërbimi në hotele, zyra dhe njësi të tjera

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Pastrues, mbikëqyrës të mirëmbajtjes në hotele, zyra dhe njësi të tjera organizojnë, mbikëqyrin dhe kryejnë veprimtari mirëmbajtëse me qëllim që të mbajnë pastër dhe me rregull ambientin e brendshëm, mobilimin dhe mjetet e pajisjet e tjera në këto institucione.

Detyrat kryesore

  • Organizojnë dhe ndajnë punën për pastruesit dhe mirëmbajtësit vartës;
  • Mbikëqyrin punën e pastrimit, mirëmbajtjen dhe punën e vartësve;
  • Merren vetë me punë pastrimi, mirëmbajtje dhe riparime të thjeshta, si dhe ndërtime të vogla në ambientin ku punojnë;
  • Kujdesen për pompat, furrat, kaldajat dhe sigurojnë ujë të ngrohtë dhe ngrohje në ambientet e hoteleve, zyrave apo konvikteve;
  • Kujdesen të ruajnë ambient të qetë duke moderuar sqaruar për sjelljen e vizitorëve në rast të zhurmës së lartë apo keqtrajtim të pronës;
  • Ofrojnë shërbime të thjeshta për banorët/qiramarrësit në mungesë të tyre;
  • Njoftojnë manaxherët/pronarët e ndërtesave në raste dëmtimesh e nevoje për riparime;
  • Organizojnë patrullimin për sigurinë e pronës;
  • Informojnë vizitorët për shërbimet e ofruara nga banesa/hoteli/konvikti;
  • Informojnë studentët në konvikt për respektimin e orarit, masat e sigurisë dhe mosveprimet për mbrojtjen e pronës;
  • Regjistrojnë dëmet ose sjelljet e parregullta të studentëve në konvikt;
  • Ndihmojnë në plotësim dhe ruajnë formularët e plotësuara nga banorët/vizitorët;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Shkollimi i mesëm është i mjaftueshëm por vazhdimi i kualifikimeve nëpërmjet trajnimeve jep avantazhe për punësim më të shpejtë.
  • Të njohë parimet dhe proceset në dhënien e shërbimeve ndaj klientëve.
  • Të njohë procedurat e marrjes në punë të personelit, përzgjedhjen, trajnimet, kompensimin, përfitimet etj.
  • Të njohë teknikat e drejtimit të punës, koordinimin e njerëzve dhe burimet që zotëron.
  • Të jetë i/e aftë të transmetojë qartë informacionin dhe idetë përkundrejt të tjerëve.
  • Të dijë të dëgjojë e të kuptojë informacionin dhe idetë që i jepen nga eprorët e mundshëm.
  • Të dijë të përputhë kohën dhe veprimet e veta me kohën e veprimet e të tjerëve.
  • Të dijë të zgjedhë dhe të përdorë veglat e duhura për të kryer operacionet e punës.

Informacion shtesë

  • Përkushtimi, serioziteti, sjellja e kulturuar të bëjnë më të qëndrueshëm në punë.

Profesionet në këtë grup

  • Kujdestar në konvikt
  • Punonjës shërbimi në ndërmarrje industriale
  • Punonjës shërbimi në zyra
  • Sportelist në konvikt

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye