5152Punonjës pastrimi në shtëpi pritëse
Grup njësi · 4 profesione
Përshkrimi
Punonjës shërbimesh në shtëpi pritëse organizon, mbikëqyr dhe kryen funksionet e mirëmbajtjes së ambienteve të shtëpive private me ose pa ndihmën e një personeli vartës të mundshëm. Operatorët e njësive të vogla të akomodimit, të tilla si “Bed & Breakfast” dhe shtëpi të vogla pritëse që ofrojnë në mënyrë efektive strehim dhe shërbime të kufizuara ushqimi për klientët dhe për të cilët manaxhimi dhe mbikëqyrja e personelit nuk është një komponent i rëndësishëm i punës, janë klasifikuar në këtë grup njësi.
Detyrat kryesore
- Mbikëqyrin punëtorët e punësuar në ambientet familjare si personel i brendshëm;
- Blejnë dhe kontrollojnë furnizimet e mundshme në shtëpi;
- Vlerësojnë gjendjen e furnizimit dhe plotësojnë duke eliminuar mangësitë;
- Ndihmojnë pjesëtarët e familjes në raste të dëmtimeve të lehta apo sëmundjeve duke dhënë ndihmën e parë;
- Fshijnë apo marrin me fshesë me korrent, lajnë e pastrojnë dyshemenë, mobiliet dhe sende të tjera shtëpiake;
- Rregullojnë shtretërit, pastrojnë banjat dhe plotësojnë atë me peshqirë të pastër, sapunë dhe sende të tjera;
- Kujdesen për kafshët shtëpiake dhe bimët që gjenden në shtëpi;
- I përgjigjen telefonatave në raste të caktuara;
- Kryejnë blerjet në interes të pjesëtarëve të familjes;
- Përgatitin përbërësit që do të gatuhen, kryejnë gatimin, shtrojnë dhe pastrojnë tavolinën, servirin gatimin dhe pijet përkatëse;
- Pastrojnë e rregullojnë kuzhinën dhe bëjnë larjen e pjatave;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Të ketë arsimin e detyrueshëm.
- Të dijë të mbajë shënim mbi gjendjen e përditshme të pastrimit të shtëpisë.
- Të jetë e/i saktë në shërbimet ndaj miqve të shtëpisë.
- Të njohë shumë mirë funksionimin e mjeteve të pastrimit të shtëpisë.
- Të ketë motivimin e duhur për të punuar në ekip.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe me gojë.
- Të jetë e/i përpiktë dhe me vëmendje të përqendruar në detaje.
- Të jetë e/i gjindshëm në ndihmë të të tjerëve.
Informacion shtesë
Njohja e mirë e gjuhës letrare shqipe apo njohuritë bazë të gjuhës Angleze janë avantazhe të mëdha për punësim.
Profesionet në këtë grup
- Kujdestar shtëpie
- Punëtor pastrimi në shtëpi
- Operator në njësitë Bed&Breakfast
- Punonjës shërbimi të ushqimit në shtëpi

