432Nëpunës të regjistrimit të materialeve dhe të transportit
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Nëpunësit e regjistrimit të materialeve dhe të transportit regjistrojnë dhe mbajnë shënimet e nevojshme për aktivitetin e kryer në njësinë e vet të shërbimit (në magazina) për stoqe, për furnizimin, për pritjen dhe transportin e mallrave, për inventarin etj. Ata llogarisin, planifikojnë dhe regjistrojnë lëndën e parë për prodhim, prodhimin dhe porositë e marra në aktivitetin prodhues. Nëpunësit e regjistrimit të materialeve dhe të transportit regjistrojnë, mbajnë evidenca të aspekteve operacionale dhe koordinimit të kohës në transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh, transportesh dhe institucione të tjera, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Organizojnë punën në njësinë e vet të shërbimit;
- Regjistrojnë dhe sistemojnë mallrat në magazina;
- Sistemojnë mallrat në magazina apo vendet përkatëse të tyre;
- Kryejnë llogaritje të sasisë së pranuar, dërguar apo shitur të materialit;
- Evidentojnë llogaritjet e bëra në regjistrat përkatës sipas specifikimeve të përcaktuara;
- Regjistrojnë materiale, lëndën e parë, porosinë dhe dërgimin e mallrave sipas datave dhe specifikimeve të nevojshme;
- Planifikojnë dhe regjistrojnë prodhimin dhe porositë e marra në aktivitetin prodhues;
- Planifikojnë dhe llogaritin kosto të prodhimit në njësinë e vet të shërbimit;
- Bëjnë inventarin e mallrave në magazina apo njësitë e veta të shërbimit;
- Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e transportit për kohën dhe volumin e punës së kryer;
- Mbikëqyrin transportin automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Përcaktojnë dhe rregullojnë oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Japin informacione lidhur me oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror, ujor;
- Kryejnë kontrolle dhe inspektime në shërbim e transport;
- Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë.
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

