4321Nëpunës magazinash për stoqe
Grup njësi · 16 profesione
Përshkrimi
Nëpunës magazinash për mallra stoqe transporton mallra stok nga magazina të mëdha dhe i sistemon ato në magazina të tjera të posaçme të tilla si ato të ushqimeve, elektronikës, apo magazina të tjera. Ai heq paketimin, kontrollon për dëmtime apo etiketim të gabuar dhe siguron që ato të vendosen në raftet e caktuara gati për tregtim.
Detyrat kryesore
- Marrin dhe numërojnë llojet e mallrave dhe mbajnë shënim me shkrim dore apo me kompjuter;
- Shënojnë llojet e mallrave me etikë identifikuese, vula, shënues elektrik apo mjete të tjera etiketuese;
- Mbajnë inventarin dhe shënojnë mospërputhjet në numër e sasi dhe korrigjojnë gabimet e mundshme;
- Shpërndajnë materiale e produkte e pjesë këmbimi tek klientët apo bashkëpunëtorët bazuar në kërkesat e mëparshme;
- Heqin mallrat e dëmtuara apo me defekte dhe i kthejnë ato tek shitësit;
- Pastrojnë dhe mirëmbajnë pjesë, vegla dhe pajisje dhe i vendosin ato në vendet e caktuara për të siguruar që të mos dëmtohen;
- Urdhërojnë hedhjen e mallrave të tepërta të dëmtuara të papërdorshme;
- Përgatitin, riparojnë, mbajnë shënime dhe raportojnë për inventaret, listën e çmimeve, mungesat e mallrave, transportimin e tyre, shpenzimet dhe mallrat e përdorura;
- Përmbledhin dhe mbajnë të dhënat e kontratave, urdhrat e blerjeve dhe dokumente të tjera për të vlerësuar nevojat e furnizimit;
- Japin konfirmimin për prokurimin e mallrave stok për vlefshmërinë e tyre;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm dhe mbushja e moshës 18 vjeç;
- Të ketë njohuri të mira për mbajtjen e inventarëve;
- Të ketë njohuritë bazë kompjuterike për të kryer e pasqyruar inventarin fizik të mallrave;
- Të jetë i aftë fizikisht për të lëvizur mallra me peshë të rëndë;
- Të dijë të përdorë mjete të vogla transporti brenda magazinave.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si magazinier. Me eksperiencën e duhur individi mund të kalojë në profesion si nëpunës magazinash për stoqe.
Profesionet në këtë grup
- Magazinier
- Nëpunës dispeçer transporti
- Nëpunës furnizimi
- Nëpunës i pritjes së mallit
- Nëpunës i transportit të mallrave
- Nëpunës inventari
- Nëpunës inventari në magazinë
- Nëpunës kontrolli inventari
- Nëpunës kontrolli peshash
- Nëpunës llogaritar në peshore
- Nëpunës magazine
- Nëpunës peshoreje
- Nëpunës stivues materialesh
- Nëpunës transport i brendshëm
- Nëpunës transporti
- Nëpunës i dërgimit të mallit

