43Nëpunës për llogaritje dhe regjistrimit të materialeve
Nëngrup i madh · 2 Nëngrupe
Përshkrimi
Nëpunësit për llogaritjen dhe regjistrimin e materialeve regjistrojnë, llogarisin, ruajnë, interpretojnë dhe mbajnë shënime e nevojshme për aktivitetin e kryer në njësinë e vet të shërbimit, në fusha të ndryshme të aktivitetit, si në banka, sigurime, tatim-taksa, sigurime shoqërore, në magazina për stoqe, për furnizimin, për pritjen dhe transportin e mallrave, për inventarin, etj.. Ata/atollogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike, planifikojnë dhe regjistrojnë lëndën e parë për prodhim, prodhimin dhe porositë e marra në aktivitetin prodhues, sipas një procedure të përcaktuar më parë me mjetet dhe pajisjet përkatëse. Ata/atoregjistrojnë dhe mbajnë evidenca të aspekteve operacionale dhe të koordinimit të kohës në transportimin e udhëtarëve dhe të mallrave. Ata/ato mund të punësohen në kompani të shërbimeve financiare, tatim taksa, sigurimesh, sigurime shoqërore, kompani shërbimesh transportesh dhe institucione të tjera, apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Kryejnë regjistrime numerike të veprimtarisë së përditshme;
- Llogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike;
- Plotësojnë libra të kontabilitetit dhe ruajnë të dhënat përkatëse;
- Kryejnë faturime të ndryshme sipas procedurave të paracaktuara;
- Kryejnë llogaritjen dhe regjistrimin e pagave dhe përgatitjen e tyre për pagesë;
- Regjistrojnë të dhëna statistikore dhe financiare në bankë apo në institucione të tjera financiare;
- Asistojnë në planifikimin dhe llogaritjen e kostos së prodhimit në njësinë e vetë të shërbimit
- Regjistrojnë të dhëna në fushën e shërbimeve të tatim-taksave dhe asistojnë klientët sipas kërkesës së tyre;
- Regjistrojnë të dhëna në fushën e sigurimeve dhe asistojnë klientët për nevojat e tyre;
- Llogarisin dhe regjistrojnë të dhëna në fushën e sigurimeve shoqërore;
- Regjistrojnë të dhëna të ndryshme në kompjuter apo libra përkatës;
- Regjistrojnë dhe sistemojnë mallrat në magazina;
- Kryejnë llogaritje të sasisë së pranuar, dërguar apo shitur të materialit;
- Asistojnë në planifikimin e prodhimit apo porositë e marra në aktivitetin prodhues;
- Asistojnë në llogaritjen e kostos së prodhimit në njësinë e vetë të shërbimit;
- Bëjnë inventarin e mallrave në magazina apo njësitë e veta të shërbimit;
- Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e transportit për kohën dhe volumin e punës së kryer;
- Përcaktojnë dhe rregullojnë oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror dhe ujor;
- Japin informacione lidhur me oraret e lëvizjes për mjetet e transportit automobilistik, hekurudhor, ajror dhe ujor;
- Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative duke përdorur programet përkatëse kompjuterike;
- Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
- Mbikëqyrin e punëtorë të tjerë.
- Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit mjekësor;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një shkolle profesionale në fushat përkatëse
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

