4322Nëpunës prodhimi

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi i prodhimit llogarit sasinë në kohë që kërkohet për prodhimin e materialeve dhe mallrave të kërkuara sipas planit të përcaktuara për prodhim ose për procese të ngjashme me prodhimin. Ai cakton oraret për kontrollin e prodhimit dhe përgjigjet për hartimin dhe koordinimin e planeve ditore të punës.

Detyrat kryesore

  • Mbledhin, mbajnë shënim dhe verifikojnë sasitë e sakta të prodhimit dhe raportojnë mbi volumet e tij;
  • Kontrollojnë cilësinë dhe llojin e materialeve të kërkuara nga programi i prodhimit;
  • Mbajnë shënimet përkatëse të inventarit të materialeve të regjistruara për prodhim;
  • Përgatitin/mbajnë shënime për oraret zyrtare të prodhimit;
  • Mbajnë shënim porositë e dërguara prej klientëve;
  • Sigurojnë që materialet të jenë në dispozicion kur është e nevojshme për procesin e prodhimit;
  • Bëjnë verifikimin e stoqeve të materialeve gati për prodhim;
  • Ruajnë dokumentat përkatëse të punës;
  • Regjistrojnë dhe koordinojnë punën midis departamenteve të ndryshme në organizatë;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Kërkohen aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Kërkohet aftësi të mira të përdorimit të kompjuterit;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si punëtor prodhimi. Me eksperiencën dhe dijet e duhura individi mund të kalojë në profesion si nëpunës prodhimi;
  • Fillestarët në këtë profesion, që të bëjnë karrierë duhet të fokusohen tek shkollimi në fushën e biznesit dhe të komunikimit;
  • Me avancimin në punë duke fituar eksperiencë mund të hapet biznes privat dhe licencimi kryhet sipas ligjeve në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës planifikim material
  • Nëpunës planifikim prodhimi
  • Nëpunës prodhimi për porosi
  • Nëpunës prodhimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye