4323Nëpunës transporti
Grup njësi · 32 profesione
Përshkrimi
Nëpunësit e transportit mbajnë të dhënat në lidhje me çështjet operative të transportit rrugor, hekurudhor dhe ajror të pasagjerëve dhe transportit të mallrave. Detyrat kryesore të nëpunësve të transportit janë përgatitja e raporteve dhe manaxhimi i orareve të transportit.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë, organizojnë dhe kontrollojnë veprimtaritë që kanë lidhje me transportin ;
- Koordinojnë kohën dhe vendin e udhëtarëve që lëvizin me mjete të transportit;
- Mbajnë shënime oraret dhe çështje të tjera për transportin e mallrave;
- Regjistrojnë të dhënat para dhe pas transportit të mallrave/njerëzve;
- Mbajnë lidhje me kompanitë e siguracioneve dhe ndjekin kërkesat;
- Ndërtojnë marrëdhënie me klientët dhe mbajnë lidhje të qëndrueshme me bizneset;
- Mbajnë shënime për problemet/mangësitë e transportit;
- Raportojnë çdo mangësi për sinjalistikën e duhur;
- Marrin dhe konfirmojnë urdhra për transportin;
- Mbajnë shënime në regjistër për oraret problemet, mangësitë e transportit ;
- Koordinojnë, raportojnë oraret e transportit ajror në regjistrat përkatës;
- Kontrollojnë dhe raportojnë për trafikun e transportit përkatës;
- Raportojnë oraret e transportit në regjistrat përkatës;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik në punë.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; përfundimi i niveleve më të larta përbën favor;
- Eksperienca në punë të ngjashme jep më tepër shanse punësimi;
- Kërkohet njohje e mirë e përdorimit të kompjuterit;
- Vlerësohet njohja elementare e gjuhëve të huaja (Anglisht, Gjermanisht, Frëngjisht);
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, planifikimi dhe negocimi;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës në profesionin e nëpunësit të transportit.
- Me eksperiencën e duhur të mëtejshme individi mund të kalojë në profesion si nëpunës transporti.
- Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit mund të rezultojë në hapjen e biznesit privat në fushën e transportit. Licencimi realizohet sipas kërkesave të ligjit në fuqi.
Profesionet në këtë grup
- Dispeçer autobusësh
- Dispeçer aviacioni
- Dispeçer gazsjellës
- Dispeçer hekurudhe
- Dispeçer kamionësh
- Dispeçer naftësjellës
- Dispeçer transport automobilistik
- Dispeçer trenash
- Dispeçer varkash
- Inspektor shërbimi transporti
- Inspektor shërbimi/transport hekurudhor
- Kapiten
- Kontrollor shërbim hekurudhor
- Kontrollor shërbimi transporti
- Kontrollor trafik linje ajrore
- Kontrollor treni
- Mbikëqyrës moli
- Mbikëqyrës ngarkese anijesh
- Mbikëqyrës skele
- Mbikëqyrës stacioni hekurudhor
- Mbikëqyrës trafiku transporti
- Mbikëqyrës transporti lumor
- Mbikëqyrës transporti automobilistik
- Nëpunës hekurudhe
- Nëpunës informacioni për transport
- Nëpunës operacione fluturim
- Nëpunës operacione të transportit
- Nëpunës transporti
- Shkarkues mallrash në skelë
- Sinjalizues
- Operator në tahografi
- Arkivist në tahografi

