431Nëpunës për llogaritje

Grup i vogël · 3 Nëngrupe

Përshkrimi

Nëpunësit për llogaritje regjistrojnë, llogarisin, ruajnë dhe interpretojnë informacione të lidhura me punën e kryer në fusha të ndryshme të aktivitetit, si në banka, sigurime, tatim taksa, sigurime shoqërore etj. Ata/ato llogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike sipas një procedure të përcaktuar më parë me mjetet dhe aparaturat përkatëse. Merren me regjistrim dhe llogaritje të thjeshta të kontabilitetit, plotësimin e librave të kontabilitetit, kryejnë llogaritjen dhe regjistrimin e pagave dhe përgatitjen e tyre për pagesë. Mund të punësohen në kompani ku ka shërbime financiare, tatim taksa, sigurime, sigurime shoqërore etj.

Detyrat kryesore

  • Kryejnë regjistrime numerike të veprimtarisë së përditshme të ndërmarrjeve;
  • Llogarisin të dhëna financiare, statistikore dhe të dhëna të tjera numerike;
  • Plotësojnë libra të kontabilitetit dhe ruajnë të dhënat përkatëse;
  • Kryejnë faturime të ndryshme sipas procedurave të paracaktuara;
  • Kryejnë funksione të nëpunësit të regjistrimit të interesit në institucionet përkatëse;
  • Kryejnë llogaritjen dhe regjistrimin e pagave dhe përgatitjen e tyre për pagesë;
  • Regjistrojnë të dhëna financiare dhe mbajnë llogarinë e njësisë së vetë të shërbimit;
  • Regjistrojnë të dhëna statistikore dhe financiare në bankë apo në institucione të tjera financiare;
  • Planifikojnë dhe llogaritin kosto të prodhimit në njësinë e vet të shërbimit;
  • Regjistrojnë të dhëna në shërbimet e hipotekës dhe u shërbejnë klientëve sipas kërkesës së tyre;
  • Regjistrojnë të dhëna në fushën e shërbimeve të tatim-taksave dhe këshillojnë klientët sipas kërkesës së tyre;
  • Regjistrojnë të dhëna në fushën e sigurimeve dhe këshillojnë klientët për nevojat e tyre;
  • Llogarisin dhe regjistrojnë të dhëna në fushën e sigurimeve shoqërore;
  • Regjistrojnë të dhëna të ndryshme në kompjuter apo libra përkatës;
  • Përgatisin evidenca dhe fatura të ndryshme administrative;
  • Interpretojnë informacione e llogaritura për të përmirësuar aktivitetin e ndërmarrjes;
  • Realizojnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye