4313Nëpunës për pagat
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Nëpunësi i pagave mban inventarin e pagave të punonjësve në organizatë. Ata mbledhin, verifikojnë dhe llogaritin informacion për pagat. Ata përgatitin, numërojnë dhe paguajnë pagat e punonjësve në llogarinë e tyre ose në dorë.
Detyrat kryesore
- Mbajnë shënim orët e punës të secilit punonjës në organizatë, orët e punës jashtë orarit zyrtar me sistem manual ose elektronik;
- Kontrollojnë shifrat, saktësinë e të ardhurave në llogari të punonjësve në organizatë;
- Përgatitin dhe verifikojnë të ardhurat neto dhe bruto të secilit punonjës duke zbritur taksat, sigurimet dhe detyrimet e tjera nga paga;
- Kontrollojnë dhe rishikojnë në mënyrë sistematike librezën e punës dhe shmangin ‡do mospërputhje në llogari të punonjësve;
- Verifikojnë praninë e punonjësve në organizatë në përputhje me orarin zyrtar të punonjësve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Përfundimi i një shkolle profesionale ekonomike përbën element favorizues;
- Të jetë i aftë mendërisht e fizikisht me zotësi të plotë për të punuar;
- Të kushtojë vëmendje të shtuar për detaje dhe të zotërojë shumë mirë daktilografinë;
- Të ketë njohuri shumë të mira matematikore dhe të zotërojë njohjen dhe përdorimin e programeve kompjuterike;
- Të jetë i aftë të organizojë punën , i motivuar në mënyrë profesionale,;
- Të ketë dëshirë e motivim për punën në grup.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si sekretar/e i thjeshtë. Me eksperiencën e duhur dhe me arsimim te mesëm individi mund të kryejë profesione të tjera me të kualifikuara si nëpunës statistike, finance dhe për sigurimet ose Llogaritar;
- Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit dhe kualifikimeve jep mundësi hapje biznesi privat apo vazhdimësi në karrierë.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës pagash
- Nëpunës kartelist në sigurime shoqërore

