4312Nëpunës statistike, finance dhe për sigurimet
Grup njësi · 11 profesione
Përshkrimi
Nëpunës i statistikës, financës dhe për sigurimet llogaritin të dhënat statistikore, financiare dhe kryejnë shërbimet e sigurimeve. Ato marrin, hartojnë dhe përpilojnë detyrat përkatëse që kanë të bëjnë me transaksionet e institucioneve të sigurimeve, bankave dhe organizatave të tjera financiare.
Detyrat kryesore
- Mbledhin të dhënat statistikore nga burimet e zakonshme të informacionit në institucionin përkatës;
- Regjistrojnë,anullojnë, ndryshojnë politikën e pagesave në organizatë;
- Llogaritin të dhëna të tjera të detajuara nga dokumentet financiare;
- Bëjnë llogaritjen e mesatares, përqindjes dhe funksione të tjera në formë elektronike/manuale;
- Hartojnë projekte analistike, kërkimore e studimore statistikore/financiare të reja;
- Organizojnë mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave financiare/statistikore;
- Analizojnë dhe shqyrtojnë dokumente të sigurimit të jetës, te pronës, te makinës,etj.;
- Kryejnë llogaritje bazuar në të dhënat financiare ekzistuese;
- Organizojnë mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave statistikore;
- Përgatitin dokumentet financiare, të obligacioneve, aksioneve dhe letrave me vlerë në emër të klientëve ose punonjësve;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Përfundimi i një shkolle profesionale ekonomike apo arsimit të lartë jep shumë favor për punësim;
- Të jetë i aftë mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
- Të njohë mirë organizimin e punës dhe të racionojë maksimalisht kohën e saj;
- Të dijë t’i përshtatet nevojave dhe kërkesave të klientit;
- Të jetë i aftë të punojë në ekip;
- Të jetë i saktë në përdorimin e shifrave;
- Të ketë aftësi për vëmendje në detaje;
- Të jetë i aftë të paraqesë në formë grafike të dhënat e shkruara;
- Të ketë aftësi në gjykimin matematikor.
Informacion shtesë
Një individ mund të hyje në profesion si llogaritar i thjeshtë. Me eksperiencën e duhur ai mund të kryejë profesione të ngjashme si nëpunës statistike, finance dhe për sigurimet. Individi me arsim të lartë në këtë profesion mund të ushtrojë profesione të ngjashme më të kualifikuara si Kontabilist, Audit, etj.
Një nëpunës statistike, finance dhe për sigurimet mund të trajnohet në përdorimin e kompjuterit për të pasur me shumë lehtësi gjatë punës.
Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit dhe kualifikimeve jep mundësi hapje biznesi privat apo vazhdimësi në karrierë.
Profesionet në këtë grup
- Nëpunës aksionesh
- Nëpunës finance
- Nëpunës tatimor
- Nëpunës investimesh
- Nëpunës krediti
- Nëpunës obligacioni
- Nëpunës sigurimi
- Nëpunës statistike
- Nëpunës aktuarial
- Nëpunës brokerimi
- Nëpunës i letrave me vlerë

