4311Llogaritarë

Grup njësi · 8 profesione

Përshkrimi

Llogaritari mban, klasifikon dhe regjistron të dhënat në organizatën ku punon. Ai mban llogaritë e plota të pagave dhe kostove të prodhimit, kryen detyra të tjera të përditshme llogarie, dërgon dhe verifikon mbi bazën e të dhënave financiare.

Detyrat kryesore

  • Kontrollojnë shifrat, saktësinë dhe kodet e duhura duke u bazuar në të dhënat ekzistuese;
  • Klasifikojnë, regjistrojnë dhe përmbledhin të dhënat numerike dhe financiare;
  • Hartojnë dhe mbajnë të dhënat financiare duke përdorur regjistra ose mjete elektronike;
  • Analizojnë informacionin numerik të regjistruar në regjistrat e organizatës;
  • Mbledhin të dhëna për pasqyrën financiare (fitimet/humbjet) sipas kushteve të përcaktuara;
  • Përgatitin dhe kryejnë detyrimet në lidhje me bilancin;
  • Hartojnë raporte statistikore, financiare të kontabilitetit ose auditimit që kanë të bëjnë me hyrjet në arkë, shpenzimet, fitimet dhe humbjet;
  • Llogaritin pagat në bazë të orëve të punës të kryera nga secili punonjës i organizatës;
  • Analizojnë mospërputhjet financiare duke mbledhur informacionin e nevojshëm;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Përfundimi i një shkolle profesionale ekonomike apo sistemin e lartë 2-3 vjeçar jep shumë favor për punësim;
  • Të jetë i aftë mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të njohë mirë organizimin e punës dhe të racionojë maksimalisht kohën e saj;
  • Të dijë t’i përshtatet nevojave dhe kërkesave të klientit;
  • Të jetë i aftë të punojë në ekip.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si llogaritar i thjeshtë. Me eksperiencën e duhur dhe me arsimim të lartë individi mund të kryejë profesione të tjera me të kualifikuara si Kontabilist, Audit,etj.
  • Një llogaritar mund të trajnohet në përdorimin e kompjuterit për të pasur me shumë lehtësi gjatë punës;
  • Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit dhe eksperiencës në punë hap rrugën dhe jep mundësinë për hapje biznesi personal e licencimi në fushën e financave sipas ligjeve në fuqi.

Profesionet në këtë grup

  • Nëpunës ankandi
  • Nëpunës faturash
  • Nëpunës i llogaritjes së kostos
  • Nëpunës i mbajtjes së llogarisë
  • Nëpunës i preventivës
  • Nëpunës i regjistrimit të interesit
  • Nëpunës revizioni
  • Nëpunës kontabiliteti

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye