421Nëpunës të arkave, mbledhjes së parave dhe të tjerë të lidhura me to

Grup i vogël · 4 Nëngrupe

Përshkrimi

Nëpunësit e arkave, mbledhjes së parave dhe të tjerë të lidhura me tokryejnë veprime të sakta të pagesave me para në dorë, duke ndjekur procedura të përcaktuara si edhe komunikojnë e i shërbejnë klientëve për të kryer veprime me arkën.

Detyrat kryesore

  • Përgjigjen për pranimin e parave dhe për pagesat ndaj klientëve;
  • Regjistrojnë klientët apo punonjësit e tjerë që kryejnë veprime me arkën;
  • Sistemojnë në regjistra manualë ose elektronikë shumat e parave të lëvruara;
  • Informojnë klientët/punonjësit për pagesat e nevojshme;
  • Informojnë klientët/punonjësit për shumën e parave që do marrin;
  • Përgatitin dhe mbajnë dosjet me informacionet e nevojshme të lëvizjeve të parave;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Të jetë i vëmendshëm e të dëgjojë të klientët kur flasin për të kuptuar thelbin dhe detajet e komunikimit;
  • Të jetë i orientuar ndaj ndihmës së klientit;
  • Të dijë të flasë qartë me klientin për të transmetuar informacionin në mënyrën më të saktë;
  • Të jetë i aftë të punojë për të realizuar detyrën pa shpërqendruar vëmendjen;
  • Të jetë i aftë të kryejë veprime llogarie të shpejta dhe të sakta.

Informacion shtesë

  • Për hyrjen në këtë profesion individit i kërkohet minimalisht përfundimi i arsimit të mesëm;
  • Përfundimi i një shkolle të mesme ekonomike apo e ekonomik i lartë 2-3 vjeçare jep favore për punësim;
  • Vazhdimi i mëtejshëm i shkollimit dhe eksperiencës në punë hap rrugën dhe jep mundësinë për hapje biznesi personal e licencimi në fushën e financave sipas ligjeve në fuqi.

Grupet në këtë grup

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye