4211Arkëtarë banke dhe nëpunës të tjerë që lidhen me të
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Arkëtari i bankësdhe nëpunës të tjerë që lidhen me të merr në dorëzim shuma të parave të dorëzuara nga klientët. Ky profesion përfshin procesin nga dorëzimi i parave deri në regjistrimin dhe ruajtjen në dosje të gjithë të dhënave duke filluar nga të dhënat e klientit deri në sasinë e parave të marra.
Detyrat kryesore
- Pranojnë para prej klientëve dhe verifikojnë deklarimet e tyre;
- Identifikojnë klientin në momentin që ai/ajo paraqitet pranë arkës së bankës;
- Regjistrojnë shumat e parave të marra ose të dhëna në favor të klientit;
- Informojnë klientët me informacionet e nevojshme për sa i përket komisioneve në bankë;
- Përgatitin dosjet me të dhënat kryesore për çdo shkëmbim të bërë gjatë ditës së punës;
- Pranojnë para të huaja duke i shkëmbyer me para vendase;
- Pranojnë çeqe vendas e të huaj dhe këmbejnë para të valutave të huaja;
- Informojnë klientët me informacionin e duhur përsa i përket kursit të këmbimit;
- Pranojnë para në zyra poste në këmbim të shërbimeve të ofruara nga posta;
- Kryejnë transferta të ndryshme;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm;
- Përfundimi i arsimit të mesëm profesional në ekonomik apo shkollimi më i lartë jep më shumë shanse për punësim;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar.
- Të ketë njohje të mira e trajnime për mbajtjen e dokumentacionit ;
- Të dijë të ruajë konfidencialitetin e informacionit;
- Të dijë të marrë dhe të zbatojë urdhrat prej eprorëve;
- Të jetë i orientuar drejt shërbimit ndaj klientit;
- Të sigurojë zbatimin e rregullave të mbrojtjes së mjedisit;
- Të zbatojë kodin etikë të qëndrimit në punë.
Informacion shtesë
Eksperienca e punës me para kesh fitohet me kalimin në kohë në këtë pozicion.
Përkushtimi në punë dhe trajnimi dhe shkollimi i mëtejshëm të japin shanse për të ngjitur më lartë pozicionin në punë.
Profesionet në këtë grup
- Arkëtar banke
- Arkëtar konvertim monedhe
- Arkëtar qarkullim monetar
- Këmbyes parash
- Nëpunës sporteli i zyrës postare
- Nëpunës sporteli në bankë
- Përpunues i fondeve monetare

