4214Nëpunës i mbledhjes së borxheve të ndryshme
Grup njësi · 7 profesione
Përshkrimi
Punonjësi në këtë kategori mbledh borxhet e ndryshme prej debitorëve. Debitorët mund të jenë debitorë qirash, debitorë me pagesa të prapambetura,etj. Nëpunësi i mbledhjes së borxheve ka për detyrë të punojë në zyrë ose të shkojë tek ambientet e debitorëve për mbledhjen e borxheve.
Detyrat kryesore
- Plotësojnë, sistemojnë dhe mirëmbajnë dosjet e klientëve;
- Kontaktojnë debitorët për pagesën në kohë të borxheve të mbetura;
- Përgjigjen për ruajtjen e të dhënave të debitorëve në arkiva manuale ose elektronike;
- Mbledhin faturat ku verifikohet borxhi i mbetur nga ana e debitorëve;
- Paraqesin tek debitorët pasojat dhe informacionet e tjera në rastet e shumave të papaguara prej tyre;
- Ndjekin lëvizjet e adresave të debitorëve, kur ata nuk paraqiten për një kohë relativisht të gjatë;
- Marrin kontakt me debitorët në rastet kur ata nuk paraqiten në zyrën e mbledhësit të borxheve;
- Hyjnë në kontakt për bisedime në raste kur klienti është në vështirësi pagese;
- Mbledhin shuma parash të nevojshme në favor të shoqatave bamirëse;
- Japin informacione me qëllim shpenzimet e shumave të dhuruara nga individët;
- Japin mendim për ndjekje ligjore kur detyrimet mbeten të pa paguara;
- Mbajnë kontakt me përmbarues për të koordinuar veprimet sipas rasteve të paraqitura;
- Mbledhin paratë e qirave nga qiramarrësit;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Nuk ka kërkesa specifike për këtë profesion por shkollimi në fushën ekonomike jep përparësi në punësim;
- Vlerësohen eksperienca të mëparshme në profesione të ngjashme si kontrollues krediti, llogaritar etj...
- Formimi arsimor dhe njohja e programeve kompjuterike të posaçme të fushës përbëjnë elementë favorizues;
- Komunikimi i mirë, me qetësi dhe me takt me klientët është element që jep qëndrueshmëri.
Informacion shtesë
- Trajnimi dhe kualifikimi kryhet gjatë kohës që jeni I angazhuar në punë
- Trajnimet kryhen në fusha të tilla si teknikat e komunikimit në telefon; ligjet mbi kredinë; vendimet e gjykatës dhe zbatimet e tyre; procedurat në rast mosmarrëveshjesh etj.
Profesionet në këtë grup
- Mbledhës pagesash të debitorëve
- Mbledhës pagese
- Mbledhës fondesh për fatura të papaguara
- Mbledhës fondesh për shoqata bamirësie
- Mbledhës qirash
- Punonjës për bankomate
- Mbledhës borxhi

