4212Arkëtarë dhe plotësues faturash të ndryshme, krupier (punonjës kazinoje, bastesh dhe lojëra të tjera fati)

Grup njësi · 10 profesione

Përshkrimi

Profesionisti në këtë kategori organizon lojëra fati, mbledh paratë, regjistron lojtarët gjatë zhvillimit të lojërave të fatit.

Detyrat kryesore

  • Regjistrojnë lojtarët në tavolinat e pokerit në salla kazinoje;
  • Mbledhin paratë në tavolinat e bixhozit;
  • Organizojnë bastet për garat e kuajve;
  • Regjistrojnë lojtarët në bastet e kuajve;
  • Japin paratë fituesve të lojërave të bixhozit;
  • Organizojnë lojërat e fatit sipas kërkesave të përcaktuara;
  • Shesin biletat e lotarive në këmbim të parave;
  • Regjistrojnë të dhënat e blerësve të biletave;
  • Regjistrojnë ndeshjet e përcaktuara nga lojtarët në kompanitë e basteve;
  • Paguajnë fituesit në lotot e sportit;
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
  • Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.

Kërkesat

  • Kërkohet përfundimi i arsimit të detyrueshëm shkollor; niveli i mesëm përbën favor;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht me zotësi të plotë për të punuar;
  • Eksperienca fitohet gjatë punës;
  • Të ketë njohuri praktike në trajtimin e parave;
  • Të dijë të mbajë shënime në regjistrat përkatës;
  • Të jetë i aftë të komunikojë me të tjerët.

Informacion shtesë

  • Meqenëse lojërat e fatit në shumicën e rasteve qëndrojnë hapur 24 orë në ditë në çdo ditë të javës, kërkohet të punohet me orë të zgjatura, natën dhe në fundjavë.
  • Individi duhet të pranojë dhe të mësohet të punojë në ambient me zhurmë me orë të zgjatura.
  • Individët duhet të jenë njerëz të qëndrueshëm dhe me durim në punë me njerëzit.

Profesionet në këtë grup

  • Krupier
  • Mbledhës parash në tavolina bixhozi
  • Organizator basti në garat e kuajve
  • Punonjës basti sistem reciprok
  • Punonjës për bileta lotarie
  • Punonjës makine për regjistrim
  • Punonjës shkrim biletash
  • Punonjës të lotove të sportit
  • Punonjës kazinoje
  • Punonjës të lojërave të fatit

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye