4213Nëpunës dhënës kredish
Grup njësi · 2 profesione
Përshkrimi
Nëpunës dhënës kredish kryejnë të gjitha shërbimet në favor të klientëve që aplikojnë për kredi; regjistron të dhënat, kontrollon të ardhurat dhe verifikon të gjithë dokumentet e nevojshme të klientëve përfitues të kredisë.
Detyrat kryesore
- Regjistrojnë të dhënat e klientëve që aplikojnë për kredi;
- Intervistojnë klientët dhe verifikojnë të dhënat e tyre;
- Mbledhin dokumentet e nevojshme të klientit, personale dhe financiare;
- Marrin kontakt dhe bëjnë takime të nevojshme me klientët në raste të veçanta;
- Bëjnë kërkime e verifikime në regjistrin e Bankës së Shqipërisë kur klienti bën kërkesë për kredi;
- Njoftojnë klientët për dhënien e kredisë për rastet e plotësimit apo plotësimit të kushteve për dhënie kredie;
- Kontrollojnë kolateralet për gjendjen e tyre duke iu referuar kredisë së kërkuar;
- Sqarojnë e ndihmojnë klientët për procedurat e kërkesave për kredi;
- Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit;
- Zbatojnë rregullat e etikës në vendin e punës.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të mesëm; arsimimi i lartë jep prioritet të lartë për punësim;
- Të ketë aftësi të mbajë regjistrime të sakta;
- Të ketë aftësi të përdorë gjykim të pavarur në favor të suksesit të punës;
- Të ketë aftësi të komunikojë me njerëzit edhe në situata të komplikuara
- Të njohë mirë punën me shkresa e dokumentet zyrtare;
- Të jetë i aftë të punojë në ekip;
- Të dijë të analiza të situatës dhe t’i japë zgjidhje problemeve që dalin;
- Të jetë i aftë të dëgjojë klientët dhe të komunikojë me ata me gojë e me shkrim ;
- Të ketë vëmendje të përqëndruar për detaje të holla, që duken si të parëndësishme;
- Të dijë të menaxhojë drejtë kohën e punës.
Informacion shtesë
Punësimi bëhet me i lehtë në raste kur është përfunduar një shkollë e mesme profesionale dhe janë kryer kurse kualifikimi e trajnime të posaçme për këtë profesion.
Profesionet në këtë grup
- Huadhënës
- Nëpunës kredie

