342Punonjës në sporte dhe palestra
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Punonjësit në sporte dhe palestra udhëzojnë, përgatisin dhe trajnojnë individë apo ekipe në sporte të ndryshme apo për aktivitete konkurruese apo programe të tjera, në qendra rekreative, sportive, palestër, për të rritur performancën, për të nxitur pjesëmarrjen dhe standardet në sport, organizojnë dhe të zyrtarizojë ngjarjet sportive, si dhe sigurojnë udhëzim, trajnim dhe mbikëqyrje për forma të ndryshme të stërvitje dhe aktivitete të tjera rekreative. Ata planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse, demonstrojnë teknika dhe aktivitete sportive, si dhe gjykojnë performancën e konkurrentëve duke dhënë pikët, rezultatin apo dënime për kundërvajtjet e vërejtura. Punonjësit në sporte përgatiten, ushtojnë dhe konkurrojnë në ngjarjet sportive, të trajnuar nga sportistë profesionistë dhe amator. Ata mund të punësohen në qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, objektet e kujdesit shëndetësor dhe të rehabilitimit fizik, institucione qeveritare, biznese private, organizata sportive kombëtare dhe lokale, profesionale apo amatore, në universitete dhe institucione të ngjashme ose të vetë-punësohen.
Detyrat kryesore
- Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse për zhvillimin aftësive dhe njohurive;
- Udhëzojnë duke demonstruar teknika dhe aktivitete sportive në ambiente të hapura apo palestra sportive për grupe dhe individë;
- Udhëzojnë grupe dhe individë në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë;
- Kryen aktivitete sportive, atletike, rekreative, terapeutike, dhe çlodhëse;
- Identifikojnë përparësitë dhe dobësitë e sportistëve apo ekipeve, vlerësojnë performancën për modifikimin e programeve të trajnimit;
- Kryejnë zhvillimin, planifikimin dhe bashkërendimin e programeve konkurruese;
- Motivojnë dhe përgatisin individë apo ekipe për ngjarjet ose lojëra konkurruese;
- Monitorojnë aktivitetet rekreative, sportive apo çlodhëse për të garantuar sigurinë dhe ofruar ndihmën e parë ose ndihmën urgjente, kur kërkohet;
- Zbatojnë rregullat dhe rregulloret e sigurisë sipas llojit të aktivitetit;
- Gjykojnë performancën e konkurrentëve dhe përcakton dhënien e pikëve, rezultatin apo dënime për kundërvajtjet;
- Marrin pjesë në ngjarjet sportive konkurruese;
- Komunikojnë me profesionalizëm me eprorët dhe vartësit;
- Mbikëqyrin punën e personelit mbështetës;
- Respektojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një kualifikimi konform legjislacionint në fuqi:
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht;
- Të ketë një shkallë të latë në edukimin fizik;
- Të ketë përvojë dhe njohuri teknike të sportit të kërkuar.

