3421Atletë dhe sportistë të tjerë

Grup njësi · 14 profesione

Përshkrimi

Atleti/ja dhe sportist/e tjetër merr pjesë në ngjarjet sportive konkurruese në baza amatore, profesionale si individë apo në ekip. Ai/Ajo ndërmerr trajnime në seanca të planifikuara apo privatisht, nën drejtimin e një trajneri profesionist i sportit përkatës. Atleti/ja dhe sportist/e tjetër luan në ekipe sportive të tilla si hokej, basketboll, futboll dhe kalërim, konkurron në sporte të veçanta të tilla si ski, patinazh artistik, boks ose mundje ose në lojëra të tilla si poker apo shah. Ai/Ajo mund të punësohet nga organizata profesionale apo ekipeve të sportive përkatëse, institucione arsimore, argëtuese dhe institucione të tjera apo të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Marrin pjesë në ngjarjet sportive konkurruese, individualisht apo si pjesë e ekipit;
  • Marrin pjesë në seanca të planifikuara praktike dhe trajnimi;
  • Ndërmarrin trajnime private për të ruajtur standardin dhe aftësitë e nevojshme, nën drejtimin e një trajner;
  • Ndërmarrin aktivitete sportive promovuese dhe intervista në media;
  • Mbajnë një shkallë të lartë të ekspertizës në një sport të caktuar;
  • Vlerësojnë konkurrentët dhe kushtet e tjera në vende;
  • Marrin pjesë në garat lokale, rajonale, krahinore, kombëtare ose ndërkombëtare dhe ngjarje të tjera sportive;
  • Vlerësojnë performancën pas një ngjarje për të identifikuar pikat e forta dhe të dobëta;
  • Vendosin për strategjinë e vazhdimësisë sportive në konsultim me trajnerët;
  • Respektojnë rregullat dhe rregulloret që lidhen me një sport të veçantë;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialisti në sportin përkatës. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm apo trajnimit nëpërmjet punës, një atlet apo sportist tjetër mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse të trajnerit, mjeshtër sportiv apo drejtuesit të klubit të sportit përkatës.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: atlet, boksier, çiklist, futbollist, mundës, sportist profesionist, lojtar golfi, lojtar Hockey, kalorës, lojtar pokeri, shofer i makinave të garave, skiator, lojtar tenisi.

Profesionet në këtë grup

  • Atlet
  • Boksier
  • Çiklist
  • Futbollist
  • Lojtar sportesh
  • Mundës
  • Sportist profesionist
  • Lojtar golfi
  • Lojtar Hockey
  • Kalorës
  • Lojtar Poker
  • Shofer i makinave të garave
  • Skiator
  • Lojtar tenisi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye