3422Nëpunës, instruktorë dhe trajnerë sportesh

Grup njësi · 26 profesione

Përshkrimi

Nëpunësi/ja, instruktori/ja dhe trajneri/ja e sporteve udhëzon, përgatit dhe trajnon individë apo ekipe në sporte të ndryshme apo për aktivitete konkurruese në qendra rekreative, sportive, palestër apo programe atletike. Ai/Ajo planifikon zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse, demonstron teknika dhe aktivitete sportive, si dhe gjykon performancën e konkurrentëve dhe përcakton dhënien e pikëve, rezultatin apo dënime për kundërvajtjet e vërejtura. Ai/Ajo mund të punësohet qendrat e komunitetit, qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, institucione të rehabilitimit fizik apo kujdesit shëndetësor, departamente qeveritare, biznese private, organizata sportive kombëtare dhe lokale, organizata profesionale dhe ekipe sportive amatore, në universitete, shoqata të turizmit dhe institucione të ngjashme ose të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse;
  • Udhëzojnë grupe dhe individë për teknika dhe aktivitete sportive në ambiente të hapura apo palestra sportive;
  • Demonstrojnë teknika dhe aktivitete sportive në ambiente të hapura apo palestra sportive;
  • Udhëzojnë grupe dhe individë në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë;
  • Mbledhin furnizimet sportive dhe pajisje loje, çlodhjeje apo argëtimi;
  • Kryejnë aktivitete sportive, atletike, rekreative dhe çlodhëse;
  • Kryejnë aktivitete terapeutike, rekreative ose sportive;
  • Marrin pjesë në aktivitete për klientë me nevoja të veçanta;
  • Identifikojnë përparësitë dhe dobësitë e sportistëve apo ekipeve;
  • Analizojnë dhe vlerësojnë performancën e individëve apo ekipeve për të modifikuar programet e trajnimit;
  • Kryejnë zhvillimin, planifikimin dhe bashkërendimin e orareve dhe programeve konkurruese;
  • Motivojnë dhe përgatitin individë apo ekipe për ngjarjet ose lojëra konkurruese;
  • Monitorojnë aktivitetet rekreative, sportive apo çlodhëse për të garantuar sigurinë dhe ofruar ndihmën e parë ose ndihmën urgjente, kur kërkohet;
  • Zbatojnë rregullat dhe rregulloret e sigurisë sipas llojit të aktivitetit;
  • Hartojnë strategji konkurruese e plane loje, duke drejtuar lojtarët gjatë lojërave ose aktiviteteve konkurruese;
  • Kryejnë me përgjegjësi detyrën në ngjarjet sportive apo konkurse për të ruajtur standardet dhe për të siguruar respektimin e rregullave të lojës;
  • Kryejnë regjistrimin e afateve kohore dhe mbajtjen e rezultateve gjatë ngjarjeve apo aktiviteteve konkurruese;
  • Gjykojnë performancën e konkurrentëve dhe përcaktojnë dhënien e pikëve, rezultatin apo dënime për kundërvajtjet;
  • Asistojnë në bashkërendimin e ngjarjeve të veçanta;
  • Mbajnë shënime dhe përgatitin raporte për oraret e aktiviteteve apo ditarë, të tjerë;
  • Mund të trajnojnë dhe mbikëqyrin personelin;
  • Mund të mbajnë dhe riparojnë pajisje sportive;
  • Hartojnë rezultate dhe të dhëna të tjera sportive dhe argëtuese;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelorapo një kualifikim profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht;
  • Të ketë një shkallë të latë në edukimin fizik;
  • Të ketë përvojë dhe njohuri teknike të sportit të kërkuar.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të fushës, mjeshtër sportiv..... Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një nëpunës, instruktor dhe trajner sportesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën së sportit përkatës si: drejtor i kubit sportiv, drejtor i klubeve shumë-sportesh. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në një nga degët e Universitetit të Sporteve.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: arbitër sportesh, gjyqtar sportesh, instruktor sipas sporteve përkatëse, trajner sipas sporteve përkatëse, trajneri i ekipit kombëtar, nëpunës sporti.

Profesionet në këtë grup

  • Arbitër sportesh
  • Gjyqtar sportesh
  • Instruktor bilardosh
  • Instruktor hokeji
  • Instruktor shahu
  • Instruktor sportesh
  • Nëpunës sporti
  • Trajner arti ushtarak
  • Trajner boksi
  • Trajner futbolli
  • Trajner për lojërat me dore
  • Trajner i atletikës
  • Trajner lojërash
  • Instruktor tenisi
  • Trajner mundjesh
  • Trajner sportesh
  • Instruktor për ski
  • Ndihmës instruktor i përgatitjes profesionale
  • Specialist taktike
  • Specialist i përgatitjes fizike
  • Instruktor/specialist qitjeje
  • Ndihmës instruktor i përgatitjes profesionale
  • Trajner i ekipit kombëtar
  • Trajner volejbolli
  • Trajner në gjimnastikë
  • Instruktor noti

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye