3423Instruktorë në palestra, qendra çlodhëse e argëtuese dhe drejtues programesh aerobike

Grup njësi · 12 profesione

Përshkrimi

Instruktori/ja në palestra, qendra çlodhëse e argëtuese dhe drejtues programesh aerobike kryen planifikimin, organizimin, drejtimin, monitorimin dhe vlerësimin e drejtpërdrejtë të programeve dhe veprimtarive zbavitëse, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive. Ai/Ajo udhëzon grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë, përdorimin e pajisjeve duke siguruar zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë. Ai/Ajo mund të punësohet qendrat e komunitetit, qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, institucione të rehabilitimit fizik, departamente qeveritare, bizneset private, shoqatat e turizmit dhe institucione të ngjashme, organizata profesionale dhe amatore ose të vetë-punësohet.

Detyrat kryesore

  • Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse;
  • Udhëzojnë grupe dhe individë për teknika dhe aktivitete rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive;
  • Demonstrojnë teknika dhe aktiviteteve rekreative, argëtuese dhe çlodhëse në ambiente të hapura apo palestra sportive;
  • Udhëzojnë grupe dhe individë, duke treguar dhe mësuar lëvizjet e trupit, në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë;
  • Udhëzojnë përdorimin e pajisjeve argëtuese, çlodhëse, rekreative;
  • Shpjegojnë zbatimin procedurave, rregullave dhe rregulloreve të sigurisë;
  • Sigurojnë pajisje loje, rekreative, çlodhjeje apo argëtimi;
  • Kryejnë aktivitete rekreative dhe çlodhëse;
  • Kryejnë aktivitete terapeutike, rekreative ose sportive;
  • Identifikojnë përparësitë dhe dobësitë e individëve apo ekipeve dhe modifikojnë programet e trajnimit;
  • Monitorojnë aktivitetet rekreative, sportive apo çlodhëse për të garantuar sigurinë dhe ofruar ndihmën e parë ose ndihmën urgjente, kur kërkohet;
  • Zbatojnë rregullat dhe rregulloret e sigurisë sipas llojit të aktivitetit;
  • Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht;
  • Të ketë një shkallë të latë në edukimin fizik;
  • Të ketë përvojë dhe njohuri teknike të fushës së kërkuar

Informacion shtesë

Një individ mund të hyjë në profesion si asistent. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit të fushës, mjeshtër sportiv. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një instruktor mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në fushën përkatëse. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në një nga degët e Universitetit të Sporteve.

Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: drejtues programesh aerobike, instruktor aerobi, instruktor në palestra, trajner joge, instruktor fituesi, instruktor hipizmi, instruktor/udhëzues i fluturimeve të lira.

Profesionet në këtë grup

  • Drejtues programesh aerobike
  • Instruktor aerobi
  • Instruktor në palestra
  • Trajner joge
  • Instruktor fitnesi
  • Instruktor hipizmi
  • Instruktor/udhëzues i fluturimeve të lira (Aerodinamikë)
  • Instruktor zhytjeje
  • Instruktor lundrimi
  • Instruktor sportesh në ujë
  • Instruktor personal
  • Instruktor kërcimi

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye