341Specialistë ligjor, të punës sociale dhe të fesë
Grup i vogël · 3 Nëngrupe
Përshkrimi
Specialistët ligjorë, të punës sociale dhe të fesë ofrojnë shërbime teknike dhe praktike, duke përdorur njohuri të specializuara për veprimtarinë e organizatës, ofrojnë shërbime mbështetjeje organizative, komunikimi dhe dokumentacioni në proceset ligjore dhe hetimore, në programe të përkrahjes sociale dhe aktiviteteve fetare të komunitetit. Ata kryejnë këshillime profesionale për fushat përkatëse dhe përgatitin dokumente e raporte të ndryshme për aktivitetin e kryer. Ata mund të punësohen në institucione /organizata, të niveleve të ndryshme, të shërbimeve ligjore, të përkrahjes sociale, institucione fetare apo të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Përgatitin dokumentacione të procedurave gjyqësore dhe ligjore, deklarata e kërkesa, garanci, fletëthirrjet dhe urdhëresat tjera të gjykatës;
- Kryejnë marrjen dhe analizimin provave juridike sipas procedurave të paracaktuara;
- Hetojnë faktet dhe prova apo vendime tjera ligjore;
- Ekzaminojnë dokumentacione të tilla si hipotekat, garancitë, gjykimet, kontratat dhe harta për të verifikuar përshkrimet ligjore të pronave dhe pronësisë;
- Këshillojnë klientët për çështje juridike;
- Përgatitin dhe përpunojnë dokumente ligjore dhe materiale të tjera;
- Ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për individët që kërkojnë të përfitojnë përkrahje sociale;
- Kryejnë marrjen dhe analizimin dokumenteve për individët që kërkojnë të përfitojnë përkrahje sociale;
- Asistojnë dhe këshillojnë individët për procedurat dhe përgatitjen e dokumenteve për përfitimin e përkrahjes sociale;
- Administrojnë dhe zbatojnë programeve të përkrahjes sociale dhe shërbimeve komunitare;
- Sigurojnë asistencë praktike, udhëzime dhe mbështetje shpirtërore e morale për individët dhe komunitetet fetare;
- Kryejnë shërbime të rregullta fetare duke administruar ritet e besimeve, të tilla si: martesa, funeraleetj.
- Regjistrojnë dhe hedh të dhënat, për të bërë statistika, draft raporte dhe materiale të tjera;
- Komunikojnë me profesionalizëm me klientët në njësinë e shërbimit;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës dhe personelit tjetër të zyrës;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bachelor.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

