3412Asistentë, specialistë të punës sociale
Grup njësi · 27 profesione
Përshkrimi
Përshkrim i përgjithshëm i grupit të profesioneve “Asistentë, specialistë të punës sociale”, niveli i tretë i kompetencës në LKP.Asistentët, specialistët e punës sociale ofrojnë udhëzime klientëve për çështje sociale, punë administrative duke zbatuar programe të asistencës sociale dhe shërbimeve ndaj komunitetin. Ata asistojnë dhe këshillojnë klientët për të identifikuar qasjet e tyre në burimet e komunitetit për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë ndihmën ligjore, mjekësore, financiare, strehim, punësim, transport, ndihmë me lëvizje, kujdesi ditor dhe shërbime të tjera. Ai mund të punësohet në institucione apo kompani shërbimesh sociale dhe shëndetësore ose të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Mbledhin informacionin përkatës për nevojat e klientëve dhe vlerësojnë aftësitë e tyre përkatëse, mangësitë apo anët e forta;
- Ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara apo të moshuar për të marrë shërbimet dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në jetën e përditshme;
- Ndihmojnë klientët për të identifikuar mundësitë dhe zhvilluar planet e veprimit, duke i siguruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme;
- Ndihmojnë klientët për të identifikuar qasjet e tyre në burimet e komunitetit për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë ndihmën ligjore, mjekësore, financiare, strehimin, punësimin, transportin, ndihmë me lëvizje, kujdesin ditor dhe shërbime të tjera;
- Këshillojnë klientët që jetojnë në shtëpitë apo institucione të grupuara (shtëpitë për fëmijë, të moshuar etj.) dhe i mbikëqyrin ata duke i ndihmuar në realizimin e aktivitetit të tyre të përditshëm;
- Ndihmojnë dhe këshillojnë klientët në qendra sociale të rehabilitimit;
- Marrin pjesë në përzgjedhjen dhe pranimin e klientëve në programet përkatëse sociale;
- Sigurojnë ndërhyrjen në kriza emergjente dhe shërbimet e strehimit;
- Kryejnë aktivitete profesioniste të kujdesit shëndetësor sipas kushteve apo nevojave shëndetësore;
- Kryejnë përkujdesje sociale dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara sipas rastit të tyre;
- Kryejnë aktivitete profesionale për rehabilitimin e personave të dalë nga burgu;
- Ndihmojnë në vlerësimin e efektivitetit të ndërhyrjeve dhe programeve me monitorime dhe raportime mbi progresin e klientëve;
- Mbajnë kontakt me agjencitë e tjera të shërbimeve sociale, shkollave dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor të përfshirë me klientët për të siguruar informacion rreth gjendjes së përgjithshme të klientit dhe përparimin e tij;
- Komunikojnë dhe koordinojnë punën me kolegët për shërbime në kohë dhe me cilësi të klientit;
- Përpilojnë regjistrimet e rastit dhe bëjnë raportimet e duhura në institucionet përkatëse;
- Punojnë për parandalimin e veprimeve të padëshirueshme duke organizuar aktivitetet shoqërore, rekreative dhe edukative në klube të të rinjve, qendra të komunitetit dhe organizatat e tjera;
- Këshillojnë dhe ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në programe dhe trajtime të përshtatshme për të përmirësuar aftësitë e tyre që të lehtësojnë jetesën në shoqëri;
- Planifikojnë, organizojnë apo ofrojnë shërbime ndihme në shtëpi;
- Zbatojnë rregulloret e njësisë së shërbimit dhe urdhrat e ditës.
- Realizojnë detyra të ngjashme;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të ketë një eksperiencë pune paraprake në këtë fushë
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
- Te ketë aftësi komunikuese.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës, asistentë. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistë të punës sociale. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një asistent, specialist i punës sociale mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivelin e manaxherit shërbimeve sociale.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: kujdestar në qendrën e përkujdesit social, kujdestar në qendrën sociale të rehabilitimit, kujdestar social (edukator), punonjës i përkujdesit social për personat me aftësi të kufizuar, punonjës social sektori i shëndetësisë etj.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
Profesionet në këtë grup
- Kujdestar në qendrën e përkujdesit social
- Kujdestar në qendrën sociale të rehabilitimit
- Kujdestar social (edukator)
- Kujdestar (krye edukator) shkolle
- Nëpunës mbikëqyrës (për persona e liruar nga burgu me kusht)
- Nëpunës në fushat social administrative
- Punonjës i përkujdesit social për personat me aftësi të kufizuar
- Punonjës i përkujdesit social për personat me aftësi të kufizuar në dëgjim dhe folur
- Punonjës i përkujdesit social për shëndetit mendor
- Punonjës social
- Punonjës social (përkujdesje shoqërore ndihmë ekonomike)
- Punonjës social administrator për planifikim familjar
- Punonjës social i administratës së burgut
- Punonjës social në shkollë
- Punonjës social për rehabilitim të personave të dalë nga burgu
- Punonjës social përkujdesje familjesh
- Punonjës social përkujdesje fëmijësh
- Punonjës social sektori i psikiatrisë
- Punonjës social sektori i shëndetësisë
- Punonjës social shërbim në shtëpi
- Punonjës për zhvillimin e komunitetit
- Punonjës shërbimi i komuniteti
- Punonjës për zgjidhe konfliktesh
- Instruktor i aftësimit për jetën
- Punonjës mbështetjeje për shërbime sociale
- Punonjës i qendrave të strehimit të grave
- Punonjës rinie

