3411Specialistë ligjorë dhe profesione që lidhen me to
Grup njësi · 16 profesione
Përshkrimi
Specialisti/ja ligjor/e dhe profesione që lidhen me to kryen funksione mbështetëse në gjykata apo në zyra të tjera ligjore, siguron shërbimet që lidhen me çështje të tilla ligjore si kontrata të sigurimit, transferimin e pronës, dhënia e kredive dhe transaksione të tjera financiare ose kryen hetime për klientët. Ai/Ajo heton faktet dhe prova apo vendime tjera ligjore, hulumton dhe grumbullon prova përkatëse, për përgatitjen e rasteve gjyqësore, këshillon klientët për çështje juridike, kryen detyra të tjera procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin procedural në fuqi, si dhe përgatit, përpunon, ruan dokumentet e përgatitura apo të grumbulluara, regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale. Ai/Ajo mund të punësohet në gjykata të niveleve të ndryshme, prokurori, në institucionin e avokatit të popullit, në studio avokatie, institucione të tjera të drejtësisë, institucione të tjera apo të vetëpunësohet.
Detyrat kryesore
- Kryejnë dokumentimin e procedurave gjyqësore dhe ligjore;
- Përgatitin deklaratat e kërkesave, thirrjeve, garancive, fletëthirrjet dhe urdhëresat e tjera të gjykatës;
- Mbajnë rendin dhe qetësinë në gjykatë dhe dhomat e dëgjimit;
- Përgatitin dokumente ligjore, duke përfshirë ese/përmbledhje të shkurtra për gjykim, deklaratat, ankesat, testamenteve dhe kontratat, përmbledhje për revista e gazeta, drafte ligjore, dokumente që përcaktojnë kushtet e kredive ose të sigurimit;
- Hetojnë fakte dhe prova apo vendime të tjera ligjore;
- Hulumtojnë dhe grumbullojnë prova përkatëse, vendime dhe dokumente të tjera për përgatitjen e rasteve gjyqësore;
- Këshillojnë klientët për çështje juridike;
- Ekzaminojnë dokumentacione të tilla si hipotekat, garancitë, gjykimet, kontratat dhe harta për të verifikuar përshkrimet ligjore të pronave dhe pronësisë;
- Përgatitin dokumente që lidhen me transferimin e pasurive të patundshme, rezervat apo çështje të tjera që kërkojnë regjistrim formal;
- Hetojnë rasteve të mundshme të vjedhjes së mallrave, parave ose informacion nga qendrat e biznesit dhe të rasteve të tjera të mundshme të sjelljes së paligjshme nga klientët ose të punësuarit;
- Hetojnë institucionet apo rrethanat dhe sjelljen e personave në emër të klientëve;
- Kryejnë detyra procedurale dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin duke respektuar varësinë hierarkike;
- Përgatitin dhe përpunojnë statistika, dokumente ligjore dhe materiale të tjera;
- Kryejnë mbajtjen dhe ruajtjen e dosjeve apo dokumenteve të tjera deri në momentin e arkivimit të tyre;
- Mbajnë regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose në mënyrë manuale;
- Bashkëpunojnë me autoritetet tatimore për çështjet e taksave dhe tarifave gjyqësore;
- Mbajnë shënime lidhur me planifikimin dhe organizimin e takimeve, oraret e takimeve në dispozicion;
- Pranojnë dhe përcjellin mesazhe personave të duhur;
- Kryejnë çdo detyrë tjetër të përcaktuar në legjislacionin në fuqi;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Mbikëqyrin punën e punëtorëve mbështetës në zyrë;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet të ketë diplomë universitare.
- Të jetë i aftë mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant) Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin specialistit ligjor. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një specialist ligjor apo profesionist që lidhen me to mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel të ndryshme të jurisprudencës (avokat, noter, gjykatës..). Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e juristit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: asistent avokat, asistent ligjor, asistent logjistik, asistent sigurimi, nëpunës gjykate, përmbarues, detektiv privat
Profesionet në këtë grup
- Asistent i avokatit
- Asistent i komisionerit
- Asistent ligjor
- Asistent ligjor banke
- Asistent ligjor projekti
- Asistent logjistik
- Asistent sigurimi
- Asistent sigurimi/politikash
- Nëpunës gjykate
- Nëpunës i aktit të tjetërsimit
- Nëpunës ligjor
- Nëpunës ligjor sigurimi
- Nëpunës që shqyrton vërtetësinë e një testamenti
- Përmbarues
- Detektiv privat
- Nëpunës hipoteke

