3413Asistentë, specialistë të fesë

Grup njësi · 9 profesione

Përshkrimi

Asistenti/ja, specialisti/ja i fesë siguron mbështetje të institucioneve fetare dhe të një komuniteti fetar dhe ndërmerr vepra fetare, predikon të feve përkatëse, përhap mësimet e një feje të caktuar, duke u përpjekur të përmirësojë mirëqenien me fuqinë e besimit dhe këshillave shpirtërore. Ai/Ajo ofron këshillim, arsimim fetar, udhëheqje shpirtërore dhe mbështetje për individët dhe komuniteteve përkatëse, si dhe administron e merr pjesë në programet për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për individë në nevojë. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione fetare të niveleve dhe besimeve të ndryshme apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Sigurojnë asistencë praktike, udhëzime dhe mbështetje shpirtërore e morale për individët dhe komunitetet fetare;
  • Kryejnë shërbime të rregullta fetare duke administruar ritet përkatëse të besimeve, të tilla si: martesa, funeraleetj.
  • Predikojnë dhe propagandojnë mësimet e një besimi të caktuar fetar;
  • Ndihmojnë në shërbimet publike të riteve fetare;
  • Ofrojnë arsimim fetar, udhëheqje shpirtërore dhe mbështetje për individët dhe komuniteteve përkatëse;
  • Administrojnë dhe marrin pjesë në programet për të siguruar ushqim, veshje dhe strehim për individë në nevojë;
  • Këshillojnë komunitetet dhe individët për sjelljen dhe besimin e duhur për të ruajtur apo përmirësuar mirëqenien;
  • Mund të ushtrojnë funksionimin administrativ dhe financiar të një komuniteti fetar;
  • Bashkëpunojnë me të tjerë për realizimin e aktiviteteve;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikime në fushën në fjalë;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si asistent (praktikant). Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin e predikuesit të fesë përkatëse. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat fetare, një asistent, specialist i fesë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse në institucionet përkatëse fetare.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: Famulli, Murg/Murgeshë, profesione të ngjashme, Predikues, Punonjës i besimeve fetare, Ungjillor, Prift, Nun, Imam etj.

Profesionet në këtë grup

  • Famulli
  • Murg/profesione të ngjashme
  • Murgeshë/profesione të ngjashme
  • Predikues
  • Punonjës i besimeve fetare
  • Ungjillor
  • Prift
  • Nun
  • Imam

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye