332Komisionerë (Brokera) dhe agjentë të shit-blerjeve
Grup i vogël · 4 Nëngrupe
Përshkrimi
Komisionerët (Broker) dhe agjentët e shit-blerjeve blejnë dhe shesin mallra, shërbime, pajisje, polica sigurimesh, aksione, obligacione, letra të tjera me vlerë në bursa, në emër të tregtarëve, të investitorëve apo organizatave të tjera, duke shqyrtuar dhe monitoruar informacione në kanale të ndryshme informimi, kushtet e tregut, konkurrentët. Ata këshillojnë klientët për shitjen e policës së sigurimit të jetën, sigurimit në aksident, sigurimit të pronës, mjeteve motorike, tokësore, detare apo ajrore, sigurimit të përgjegjësisë dhe llojet e tjera të sigurimit, si dhe ofrojnë informacion specifik, negociojnë kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës mbi produktet apo shërbimet që dot shiten apo blihen. Ata përgatitin fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin shitjeve, blerjeve, dërgesave apo pagesave të kryera, duke raportuar te personat përgjegjës mbi reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit. Ata hartojnë dhe përdorin materiale informuese dhe marketingu për ndërmarrjen dhe produktet, realizimin e promocionit; Ata mund të punësohen në kompani të shërbimeve etj. ose të vetëpunësohen.
Detyrat kryesore
- Marrin informacione në lidhje me tregun, me klientët, produktet, nevojat, problemet, historinë e produktit dhe praktikat e biznesit për realizimin e shitjeve apo prezantimeve efektive dhe të përshtatshme;
- Sigurojnë informacion e në lidhje me kushtet e tregut duke ndjekur ecurinë e kompanisë, si dhe shërbimet apo produktet konkurruese;
- Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar produkte;
- Identifikojnë tregjet e reja dhe propozojnë produktet të cilat shiten apo blihen në ato tregje;
- Zhvillojnë strategji tregtare duke shqyrtuar informacionin e investimeve dhe monitorimin e kushteve të tregut nëpërmjet kontaktit me departamentet tregtare e organizatave të tjera të investimeve, manaxherët e fondeve të pensioneve dhe kompani investimi, analistë financiarë;
- Informojnë klientët mbi çmimet dhe ofertat që ofrohen nga organizata në mënyrë të vazhdueshme apo me karakteristikat, funksionet apo cilësitë e produkteve dhe pajisje për shitje;
- Informojnë klientin mbi mënyrën e plotësimit të formularëve të marrjes në sigurim apo dokumente të tjera të domosdoshme;
- Informojnë klientin me përmbajtjen e kontratës së sigurimit, detyrimet e palëve kontraktuese, duke shpjeguar detajet e sigurimit, kushtet, primet e mbulimit të rrezikut dhe përfitimet për konsumatorë, si dhe e orientojnë klientin në institucionet përgjegjëse, në rastet kur shërbimi kryhet prej tyre;
- Hartojnë planin e blerjeve apo shitjeve;
- Kryejnë blerjen e mallrave, pajisjeve apo shërbime të ndryshme për rishitje nga qendrat e shitjes me pakicë ose me shumicë, për përdorim ose për përpunimi të mëtejshëm;
- Plotësojnë fatura të ndryshme apo dokumentacionin e kërkuar;
- Përdorin softuerët e përgatitura nga organizata për shitjen apo blerjen e produkteve të saj;
- Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
- Marrin udhëzime nga profesionistë të fushës;
- Përditësojnë njohuritë në mënyrë të vazhdueshme;
- Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
- Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
- Mbikëqyrin të tjerë;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i një diplome bachelor apo kualifikime të tjera konform kuadrit ligjor në fuqi;
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

