3321Përfaqësues sigurimesh
Grup njësi · 6 profesione
Përshkrimi
Përfaqësuesi/ja i/e sigurimeve këshillon klientët për shitjen e policës së sigurimit të jetës, sigurimit në aksident, sigurimit të pronës, mjeteve motorike, tokësore, detare apo ajrore, sigurimit të përgjegjësisë dhe llojet e tjera të sigurimit, ndaj rreziqeve të ndryshme, duke dhënë informacione lidhur me përmbajtjen e kontratës së sigurimit, detyrimet e palëve kontraktuese, duke shpjeguar detajet e sigurimit, kushtet, primet e mbulimit të rrezikut dhe përfitimet për konsumatorët ose informacione të tjera shtesë, kur është e nevojshme. Ai/ajo negocion dhe bën kontrata të risigurimit, si dhe llogaritje ekonomike për produktet e sigurimeve duke hartuar raporte, fatura apo bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer. Ai/ajo plotëson polica sigurimi, kontrata sigurimi duke kryer marrjen e pagesave me forma të ndryshme të saj për shërbimet e kryera. Ai/ajo mund të punësohet kompani të ndryshme sigurimi apo risigurimi.
Detyrat kryesore
- Kryejnë parapërgatitjen për fillimin e punës;
- Presin klientët në njësinë e vet të shërbimit;
- Zbatojnë legjislacionin dhe akte nënligjore në fushën e sigurimeve;
- Prezantojnë para klientit produktet e marrjes në sigurim;
- Japin informacione lidhur me shërbimet e ndryshme që kryhen në njësinë e tyre;
- Përdorin pamflete, broshura dhe forma të tjera informative në shërbim të klientëve;
- Marrin informacion në lidhje me rrethanat e konsumatorëve, të nevojshme për të përcaktuar llojin e duhur dhe kushtet e sigurimit;
- Kryejnë inspektim të thjesht të mjetit apo të pronës që do të merret në sigurim;
- Negociojnë me klientët për të përcaktuar llojin dhe shkallën e rrezikut për të cilat sigurimi është e nevojshme;
- Zbatojnë procedurat e marrjes në sigurim të produkteve;
- Përzgjedhin llojin e kontratës sipas produktit që do të sigurohet;
- Informojnë klientin mbi mënyrën e plotësimit të formularëve të marrjes në sigurim;
- Informojnë klientin me përmbajtjen e kontratës së sigurimit, detyrimet e palëve kontraktuese, duke shpjeguar detajet e sigurimit, kushtet, primet e mbulimit të rrezikut dhe përfitimet për konsumatorët;
- Ndihmojnë klientët për të përcaktuar llojin dhe nivelin e mbulimit të kërkuar;
- Llogaritin veprimin e sigurimit, duke negociuar dhe për metodën e pagesës;
- Negociojnë dhe bëjnë kontrata të risigurimit;
- Plotësojnë kontratën e sigurimit dhe nënshkrimin e saj nga palët kontraktuese;
- Pranojnë dhe verifikojnë paratë e paguara, çekun ose pagesat me karta krediti;
- Bëjnë numërimin dhe regjistrimin e parave të marra ose të paguara;
- Lëshojnë faturën përkatëse për shërbimin e kryer;
- Kontrollojnë gjendjen e policave sipas produkteve dhe hartojnë kërkesat për furnizimet e reja;
- Orientojnë klientin në institucionet përkatëse si shoqëritë e sigurimit, Byronë Shqiptare të Sigurimit, Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, Shoqatat e ndryshme të fushës së sigurimeveetj, në rastet kur shërbimi kryhet prej tyre;
- Plotësojnë dokumentacionin e kërkuar të biznesit në sigurime;
- Përdorin softuerët e përgatitura nga shoqëritë e sigurimeve për produktet e sigurimeve;
- Përdorin programet kryesore në kompjuter, internet, e-mail;
- Bëjnë llogaritje ekonomike për produktet e sigurimeve;
- Hartojnë dhe kontrollojnë faturat e llogarive duke përdorur sisteme të kompjuterizuara ose manuale;
- Bëjnë bilance ditore, mujore, vjetore të punës së kryer në njësinë e vet të shërbimit;
- Kontrollojnë dhe përgatitin formularë të parave dhe dokumente të tjera, për depozitimin e tyre në bankë;
- Mbajnë statistika dhe kryejnë studime statistikore për punën e bërë;
- Komunikojnë në mënyrë profesionale me eprorët dhe të tjerët;
- Mbikëqyrin punëtorët e tjerë:
- Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Kërkesat
- Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose i një shkolle profesionale në këtë fushë;
- Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion.
- Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.
Informacion shtesë
- Një individ mund të hyjë në profesion si agjent sigurimesh. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin punëtor i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale apo trajnimit nëpërmjet punës, një përfaqësues sigurimesh mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës si manaxher shitjesh në sigurime, drejtues apo broker në fushën e sigurimeve. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin ekonomist, financier.
- Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
- Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent sigurimesh, agjent sigurimesh i specializuar për pasuri, ndërmjetës, komisioner, broker sigurimesh, etj.
Profesionet në këtë grup
- Agjent në sigurime
- Agjent në sigurime, specialist pasurie
- Ndërmjetësi në risigurime
- Sigurues
- Broker në sigurime
- Ndërmjetësi në sigurime

