3324Agjentë tregtarë

Grup njësi · 4 profesione

Përshkrimi

Agjenti tregtarë përfaqëson organizatën për të shitur mallra dhe shërbime të ndryshme për biznese dhe organizata të tjera dhe ofron informacion specifik në lidhje çmimet dhe ofertat për produktin apo shërbimin që do të shes. Ai negocion kushtet e kontratës së shitjes, çmimin apo mënyrën e pagesës, përgatit fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin e shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera, si dhe raporton te personat përgjegjës mbi reagimet e konsumatorëve dhe kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit. Përdor materiale marketingu për tërheqjen e klientëve të rinj dhe rritjen e shitjeve, si dhe mënyra të ndryshme komunikimi me klientët, nëpërmjet e-mail, telefonit, si dhe me vizita të vazhdueshme në terren për marrjen e porosive dhe kërkesave të tyre. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve tregtare apo të vetëpunësohet.

Detyrat kryesore

  • Identifikojnë dhe vendosin kontakte me individë ose organizata potenciale për të tregtuar produkte;
  • Identifikojnë tregjet e reja dhe propozojnë produktet të cilat shiten në ato tregje;
  • Sigurojnë informacion në lidhje me kushtet e tregut duke ndjekur ecurinë e kompanisë, si dhe shërbimet apo produktet konkurruese;
  • Informojnë klientët mbi çmimet dhe ofertat që ofrohen nga kompania në mënyrë të vazhdueshme;
  • Nxitin porositë dhe shitjen e mallrave të shitjes me pakicë, me shumicë, në qendrat e biznesit apo individë, në qendra industriale dhe të tjera;
  • Zgjedhin mallin ose produkte që përshtaten më mirë kërkesave dhe porosive të klientit apo institucionit;
  • Kontrollojnë gjendjen e inventarit dhe përcaktojnë sasinë dhe llojin e mallrave për të blerë;
  • Kryejnë blerjen e mallrave për rishitje nga qendrat e shitjes me pakicë ose me shumicë;
  • Përgatitin dërgesat e mallrave sipas porosive të marra nga klientët;
  • Kryejnë marrëveshje për mënyra të ndryshme të transportit dhe magazinimit e mallrave në kushtet e duhura teknike;
  • Mbikëqyrin shpërndarjen e mallrave në destinacion;
  • Realizojnë objektivat e shitjeve sipas sasisë, cilësisë së shërbimit, vlerës financiare...;
  • Përcaktojnë ose negociojnë kushtet e kontratës së shitjes , çmimin apo mënyrën e pagesës;
  • Përgatitin fatura apo dokumente të tjera për regjistrimin shitjeve, dërgesave apo pagesave të kryera;
  • Raportojnë te personat përgjegjës mbi kërkesat për furnizuesit dhe prodhuesit;
  • Ndërtojnë marrëdhënie të mira me klientë ekzistues të biznesit, me partnerë, tregtarë, furnitorë, distributorë dhe aktorë të tjerë në treg;
  • Përdorin materiale marketingu për tërheqjen e klientëve të rinj dhe rritjen e shitjeve;
  • Përdorin mënyra të ndryshme komunikimi me klientët, nëpërmjet e-mail, telefonit, si dhe me vizita të vazhdueshme në terren për marrjen e porosive dhe kërkesave të tyre;
  • Raportojnë te eprorët për veprimtarinë e kryer;
  • Respektojnë politikat e brendshme dhe procedurat e hartuara nga organizata;
  • Zbatojnë kodin e etikës profesionale;
  • Mbikëqyrin të tjerët;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.

Kërkesat

  • Zakonisht kërkohet të ketë diplomë bachelor apo kualifikim pas i mesëm;
  • Të ketë kryer një kurs formimi profesional për këtë profesion;
  • Të jetë i aftë mendërisht.

Informacion shtesë

  • Një individ mund të hyjë në profesion si ndihmës shitës. Me eksperiencë dhe me kualifikim shtesë mund të kalojë në nivelin shitës i kualifikuar. Më pas nëpërmjet kualifikimit të mëtejshëm në shkollat profesionale dhe teknike apo trajnimit nëpërmjet punës, një agjent tregtarë mund të ndërmarrë disa funksione mbikëqyrëse duke ngritur shkallët e karrierës në nivel specialist shitjeje. Ndjekja e shkollës së lartë, çon në diplomimin e specialistëve të këtij profesioni në nivelin e ekonomist, financier.. .
  • Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë duhet regjistrim për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.
  • Punonjësit në këtë profesion mund të specializohen në fushat e mëposhtme, të tilla si: agjent për tregtinë e mallrave, agjent tregtie për transport detar, agjent për marrëveshje tregtare etj.

Profesionet në këtë grup

  • Agjent për tregtinë e mallrave
  • Agjent tregtie për transport detar
  • Agjent për marrëveshje tregtare
  • Agjent të shpërndarjes së mallrave /të porosive

Shiko këtë grup në klasifikim

↑ Në krye